Social Buzz

7 rrëfime nga njerëz që punojnë në industrinë e funeraleve

30 Dhjetor 2018

7 rrëfime nga njerëz që punojnë në industrinë e

Është një ditë e larmishme sot në Anabel.

1. “U kujdesëm për një grua në moshë që kishte lënë amanet të varrosej bashkë me qenin. Familja eutanazoi qenin, e kremoi dhe hirin ia futën në arkivol. M’u duk shumë e çuditshme.”

2. “Në një funeral, na kërkuan që të luhej gjatë gjithë kohës muzikë nga NSYNC. Kur arkivoli po futej në dhé, luajtëm ‘Bye, Bye, Bye,” sepse atë na kërkuan.”

3. “U kujdesa për funeralin e nënës së sekretares personale të Mbretëreshës dhe ajo kishte kërkuar të varrosej në një xhaketë peshkatarësh. Kur pyeta pse, më thanë që s’kishte peshkuar një herë në jetën e saj.”

4. “Kur balsamosa për herë të parë një trup që kishte bërë autopsi, përdorëm paraformaldehid. Eprori që ishte aty me mua, më tha se ishte si të marinoje mish. Teksa po punoja, m’u kujtua që s’kisha ngrënë brinjë prej shumë kohësh. Kështu që bëra brinjë për darkë, por s’ndaloja dot së menduari për autopsinë. S’ha më brinjë. Në fakt, s’kam qenë ndonjë fans i mishit, por tani e shmang sa të mundem.”

5. “Kam dëshmuar dy zhvarrosje në gjithë karrierën time. Një prej tyre, ishte varrosur në vitin 1989 dhe u zhvarros në 2015-n. Për habinë time, ishte në gjendje shumë të mirë dhe balsamosja duhet të ketë qenë cilësore. Kishte ende produkte kozmetike në fytyrë, por këmbët ishin thjesht kocka.”

6. “Unë nuk trembem kollaj. Them gjithnjë që vetëm të gjallët na lëndojnë – jo të vdekurit. Kam punuar me njerëz të të gjitha moshave, madje dhe me familjarë a miq dhe s’jam trembur asnjëherë. Të them të drejtën, preferoj të punoj me të vdekurit sesa me të gjallët!”

7. “Kam dëshmuar shumë sherre në funerale. Ndoshta duket e çuditshme, por ka njerëz që i hidhen vërtet sipër arkivolit. Unë vetë kam parë dy në dhjetë vite punë. Kam dëshmuar sherre me grushta. Madje, kam qenë tetë muajshe shtatzënë kur u futa për t’i ndarë.”

Burimi: Buzzfeed