
Natyrshëm lind pyetja: Si ta kuptojmë këtë foto?
“Kisha nevojë për një shkëputje. Udhëtova në gjithë vendet e Europës Veriore, ku edhe këndoja. Ishte një eksperiencë që po mendoj ta ribëj,” tha Mariza Ikonomi në nëntor të 2018-s, e ftuar në “Wake Up”, ku ndër të tjera foli për eksperiencën e re në projekte të ndryshme ku miksonte aktrimin, interpretimin dhe muzikën. Eksperiencë kjo që Mariza ka vendosur ta përsërisë sërish.
Siç mund ta shihni, referuar postimeve të saj në Instagram, ajo shfaqet e veshur si personazhe të ndryshme.
Mariza tregoi për Panorama Plus se për momentin po jeton dhe punon në Karaibe. Siç e thamë më sipër, Mariza performon nëpër shfaqje të ndryshme artistike si animator-këngëtare.
“Nga muzika nuk heq dorë kurrë.” – tha ajo në “Wake Up”, ku theksoi edhe pasionin për teatrin.
Në emisionin e mëngjesit ajo pranoi se është tip që i pëlqen shumë të lëvizë sa në njërin vend në tjetrin, ndaj me gjasë eksperienca e re në Karaibe nuk do të jetë e vetmja.