Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Peshorja dhe Akrepi

2 Janar 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Peshorja dhe Akrepi

Me Plutonin, Saturnin, Mërkurin, Diellin dhe eklipsin diellor të Hënës së re në 5 janar në shtëpinë e katërt të shtëpisë, ndryshimi po vjen. Të gjitha ndryshimet kërkojë rregullim. Nëse do të lëvizni, do të jeni me fat, sepse eklipsi i 5 janarit do t’ju ndihmojë të gjeni një hapësirë të përshtatshme. Hëna e re eklipson shpesh mundësitë e hapura dhe kjo nuk përbën përjashtim, prandaj filloni me planet për shtëpinë apo pronat tuaja. Rrallë do të keni kaq fuqi ndaj shfrytëzojeni.

Nëse jeni duke dekoruar, pozicioni i shkëlqyeshëm i Neptunit do t’ju japë ide të reja për shtëpinë. Mirëprisni ngjyrat, teksturat e tjera dhe dizajnet e këndshme. Saturni do të lidhet me Diellin, kështu që nëse levizni, do të qëndroni në hapësirën e re për një kohë të gjatë.

Fillimisht do t’ju duhet të bindeni nëse planet me personat që po jetoni janë të sigurta. Marsi po nxit potencialin e marrëdhënieve të ngushta, kështu që diplomacia e njohur do t’ju ndihmojë të dashura Peshore të arrini atë që dëshironi.

Nëse nuk lëvizni nga hapësira juaj, pas eklipsit të 5 janarit do të përqëndroheni tek një anëtar i familjes që ka shumë nevojë për ndihmën tuaj. Për shkak të pranisë së fortë të Saturnit, çështja do të jetë e rëndësishme dhe serioze, por jo përtej aftësisë suaj për ta zgjidhur.

Eklipsi hënor i plotë do të mbërrijë në 20 janar dhe do të ndezë shtëpinë e njëmbëdhjetë të miqësisë. Mund të keni mosmarrëveshje të papritura me një mik dhe mund të sjellë një lloj ftohje në marrëdhënien tuaj. Urani do të dërgojë aspekte të ashpra në Diell duke ju tundur fort me pasqyrimin e situatës.

Mund t’i premtoni vetes se nuk do t’i flisni më pasi ajo/ai e kaloi cakun dhe nuk mund ta falni. Por një miku juaj mund të ketë nevojë për ndihmë dhe do të nevojitet ta ndihmoni.

Një udhëtim i shpejtë mund të jetë i mundur gjatë këtij muaji në një distancë të shkurtër. Kjo gjë to të shërbejë si një mënyrë e përsosur për të mbajtur ekuilibrin në jetë.

Një nga dy ditët më të ëmbla të janarit do të jetë 22 janari, kur Afërdita, planeti juaj mbrojtës, do të takohet me Jupiterin, planetin e lumturisë. Bëni maksimumin tuaj. Organizoni një udhëtim për biznes ose për qejf, nënshkruani kontrata, bëni shitje të rëndësishme, planifikoni për t’u takuar me motrën ose vëllanë etj.

Dita e dytë do të jetë e premtja e 25 janarit, kur Marsi dhe Jupiteri janë në harmoni të jashtëzakonshme që sjell lumturi. Do të kuptoni që është koha e duhur për të lënë qytetin dhe për t’u larguar një fundjavë. Hëna në Peshore do ta bëjë këtë fundjavë të fundit të muajit shumë të veçantë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Peshorja dhe Akrepi

Mund të jeni ende në atmosferën e festave, por fillimi i vitit, kur të shkoni në zyrë, do të jeni një rrëmujë e madhe: telefona që presin përgjigje, email i tejmbushur dhe një breshëri takimesh. Duket se situata ka nevojë për mendimin dhe drejtimin tuaj. Si nja Akrep, jeni të njohur për maturinë, për shkak të intuitës së mprehtë dhe ndjenjës së mirë për çdo situatë ku hyni. Këtë muaj, me shumë planete në Bricjap, duhet të mbështeteni në fakte dhe shifra të forta dhe objektive për t’i bindur të tjerët. Bricjapi thekson objektivitetin dhe praktikën.

Do të vini re nxitjen e aktivitetit pothuajse që në fillim të muajit. Eklipset diellore të reja të Hënës sjellin shumë mundësi, që në rastin tuaj do të ndikojnë në reputacionin e karrierës. Do të punoni fort në shkrim, redaktim, korrigjim ose në të folurin publik. Tani po përhapni ndikimin tuaj ndaj paraqisni idetë.

Do të negocioni përmes kontakteve, negociata këto që do të jenë për ju ose për të tjerët. Për shkak se Mërkuri do të kthehet në prapavijë, është koha e përkryer për të nënshkruar kontrata.

Motra, vëllai ose dikush i afërt do të ketë lajme këtë muaj, prandaj kontrolloni familjen.

Më 20 janar, një eklips hënor në Luan do të sjellë pengesa në karrierë ose zhgënjim. Një çështje po arrin kulmin dhe kjo nuk do t’ju pëlqejë. Do të ketë gjithasht ndryshime të reja në punë; një drejtuese e lartë femër mund të shpallë largimin. Parashikohen situate të tensionuara dhe stresuese me njerëz të huaj, vende, media etj.

Nëse shpresoni që të nënshkruani një kontratë me fitim finaciar, bëjeni më 22 janar, dita më e mirë e muajit dhe një ndër më të mirat e vitit – kur Afërdita dhe Jupiteri bashkohen në shtëpinë e dytë të të ardhurave, fitimeve, kursimeve dhe pasurisë. Përdoreni këtë ditë për të dhënë një prezantim, për të organizuar një takim ose për të dhënë një intervistë të rëndësishme.

18 dhe 25 janari janë dy ditë të tjera me rëndësi për të fituar para. Në fakt, lajmet e dobëta që vinë nga karriera, nuk do të ndikojnë tek pjesa e parave për fat të mirë. Nëse ka ndonjë që është i aftë të bëjë limonatë nëse i jep limon, je ti i dashur Akrep.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.