21 mars-19 prill
Planeti udhëheqës: Marsi
Elementi: Zjarri
Ju do ta dashuroni këtë vit i dashur Dash! Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të jenë në shenjën e Shigjetarit që nga fillimi i këtij viti deri në 2 dhjetor të 2019-ës. Nëse objektivi juaj i radhës ishin projektet e reja, tani do të mund t’i shihni ato në mënyrën më të suksesshme të mundshme. Jupiteri do t’ju ndihmojë që gjithçka keni mësuar dhe çdo eksperiencë të fituar, ta shpalosni në mënyrën më të bukur.
Shtëpia e nëntë, lidhet me udhëtimet ndërkombëtare. Kjo do t’ju japë mundësinë të punoni ndërkombëtarisht, që do të thotë mund të shkoni fizikisht në një vend të huaj, apo të bashkëpunoni përmes dërgimit të ideve, raporteve apo planeve të tjera. Në 2019-ën, Jupiteri do t’ju inkurajojë që të bëni të paktën një aventurë jashtë vendit. Do të zbuloni kultura, ngjyra dhe kuzhina të reja për ju duke shkuar në një vend që keni dashur gjithnjë, por s’keni mundur deri më sot.
Një udhëtim i mundshëm do të jetë ai i 22 janarit. Mund të shkoni për punë a çështje romantike, por sidoqoftë rezultatet do të jenë fantastike. Nëse po mendoni të diplomoheni, 2019-ta është viti i duhur. Mos i limitoni vetes mundësitë që ju dalin.
Nëse ëndrra juaj ka qënë komunikimi apo media e shkruar, këtë vit do të takoni njerëzit që ju duhen. Do të ketë 3 periudha në 2019-ën, kur Mërkuri do të shkojë në prapavijë; specifikisht nga 5-28 mars, 7-31 korrik dhe nga 31 tetori deri në 20 nëntor.
Këto periudha nuk janë të favorshme për ju që të firmosni kontrata a marrëveshje të çdo lloji. Mos shpenzoni as në pajisje elektronike.
Do të shihni frytet e gjithë punës suaj dhe do të duartrokiteni për të. Një ofertë e re pune do t’ju vijë bashkë me përgjegjësi të reja. Janari, si muaji më i bukur i gjithë vitit për ju do të shënjojë kthesë në 2019-ën, si nga ana personale ashtu dhe ajo profesionale.
Do ta gjeni veten më të guximshme, kurajoze dhe të vendosur dhe kjo do të bëjë që njerëz me shumë ndikim në vend t’ju japin mbështetjen e tyre. Gjithçka i duhet një Dashi është të dijë çfarë do.
Vitin do ta filloni me një energji dhe shumë vëmendje kushtuar karrierës tënde. Dhe ky, është vetëm fillimi. Vitit 2020 shënon kulmin e karrierës për një Dash. Gjatë kësaj kohe, merruni me kërkesat e Saturnit në lidhje me karrierën tuaj. Do të mësoni shumë rreth industrisë ku jeni pjesë, duke arritur kështu standartet e ekselencës.
Përsa i përket parave, ky është viti në të cilin do të merrni pagën më të lartë që keni marrë ndonjëherë në jetën tuaj. Sigurisht, kjo do të shkojë paralel me shpenzimet tuaja. Bashkë me rritjen e standartit të jetesësm rriten taksat dhe pagesat e tjera. Gjithsesi, çfarë do t’ju mësojnë ky vit është menaxhimi i parave në mënyrë më të sofistikuar.
Para se 2019-ta të mbarojë , do të përballeni me një surprizë në karrierën tuaj. Në po të njëjtën kohë, eklipset do të sjellin ndryshuime të mëdha në familje dhe shtëpi. Ndoshta do të merrni një shtëpi tjetër për të qenë më afër punës, ose nëse po mendoni të zgjeroni familjen.
4 eklipset e para të këtij viti do të jenë sfiduese, por duhet t’i konsideroni si lajme të mira pasi secili prej tyre do t’ju ndihmojë të bëni progres.
Dashuria dhe me shumë mundësi një bebush do të jetë pjesa më e bukur e 2019-ës suaj! Afër 20 janarit, kur një eklipsi i hënës së plotë të ndodhë tek shenja e Luanit, gjërat do të ndryshojnë në shtëpinë tuaj 5-të, atë të dashurisë, bebushave apo shtatzënive. Nëse jeni vetëm dhe s’po dilni me askënd, do të takoni dikë të veçant, për të cilin do të ndjeni diçka.
Për të balancuar lodhjen profesionale, universi ka menduar edhe për kohën fantastike që do të kaloni mes miqsh. Shkurti do t’ju sjellë shumë kohë të lirë për të kaluar me ta, specifikisht pas 4 ditëve të para, ftesat për festa, koncerte, a bileta avionësh do të jenë pafund.
Nëse ditëlindja juaj është midis 16-19 prillit, do të ndjeni një dëshirë të fortë për të qenë të pavarur dhe të lirë në mënyrë që t’i jepni formën që doni jetës suaj.
Do të merrni një vendim personal me të cilin do të surprizoni familjen dhe miqtë tuaj dhe kjo do të ndodh në janar ose shkurt të 2019-ës.
Pavarësisht datës së lindjes, gjatë verës jeta juaj romantike do të lulëzojë si kurrë më parë. Mërkuri do të jetë në prapavijë në një pjesë të mirë të muajit korrik. Këtë periudhë mund të pajtoheni me ndonjë ish-të dashur ose të organizoni ndonjë udhëtim romantik me të dashurin aktual.
Ditën e të dashuruarëve, Hëna dhe Afërdita do të jenë të dyja në shenjën e Binjakëve. Sharmi juaj natyral do të marrë gjithë vëmendjen, por edhe nëse s’jeni me dikë, 14 shkurti s’do t’ju zhgënjejë.
Tani le të flasim pak për lajmet e mëdha që do të dëgjojnë Dashët e lindur nga 15-19 prill. Urani, si planet i ndryshimeve të shpejta do t’ju bëjë të dilni nga zona juaj e rehatit dhe të merrni hapa të mëdha. Mund të ndryshoni qytet ose shtet, një bebe mund të vijë në jetën tuaj, ose një ndryshim radikal në karrierë.
Ata që janë çift do të kenë ditë shumë të lumtura. 2019-ta është shumë emocionues për ju, i mbushur me suksese në karrierë, mësime dhe udhëtime fantastike. Do ta mbani mend shumë gjatë këtë vit! Lajmi në familjen tuaj je TI!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.