TV Mania

Pse refuzoi Albert Dumani të shfaqej si aktor në serialet turke

16 Janar 2019

Pse refuzoi Albert Dumani të shfaqej si aktor në serialet turke

Siç është bërë tashmë traditë, hera-herës, “Rudina” i kushton një segment të shkurtër serialeve më të reja turke, që prezantohen nga drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani.

I ftuar pasditen e sotme për të folur për serialin e fundit “Kryeqyteti Abdylhamid”, Dumani u shpreh se i kanë propozuar të marrë pjesë si aktor në ndonjë prej serialeve që janë transmetuar/do të transmetohen në Klan.

“Unë vetëm se nuk di gjuhën, se më kanë thënë ‘hajde, do të bësh ndonjë rol?’. Por nuk dua të dal pa folur.”

Edhe pse ka sjellë shumë telenovela e seriale turke, ai ka mundur të mësojë vetëm disa fjalë, dukshëm të pamjaftueshme për të komunikuar në një skenë filmi.

“Dua të dal mirë. Më kanë thënë vërtet pasi kam takuar disa producentë, megjithëse në role episodike edhe mund të futem po do thonë pastaj shqiptarët ‘hë mo kaq bëri ky, për kaq doli’.” – shtoi me humor.

Dikur, pa mjekër të gjatë, Albert Dumani dukej më tepër si një version shqiptar i aktorit italian Raoul Bova,

Pse refuzoi Albert Dumani të shfaqej si aktor në serialet turke

Pse refuzoi Albert Dumani të shfaqej si aktor në serialet turke
Raoul Bova

ndërsa sot ka marrë një hije të aktorëve të serialeve turke.

Pse refuzoi Albert Dumani të shfaqej si aktor në serialet turke
Halit Ergenç, "Sulltani i Madhërishëm"

Pse refuzoi Albert Dumani të shfaqej si aktor në serialet turke