Celebrity

Arrestohet djali i këngëtarit të njohur: Kërcënoi se do të shpërthente një bombë

21 Janar 2019

Arrestohet djali i këngëtarit të njohur: Kërcënoi se do

Miles Brockman Richie, djali i këngëtarit të njohur Lioner Richie, u arrestua pasi thuhet se kishte kërcënuar se do të shpërthente një bombë.

Arrestohet djali i këngëtarit të njohur: Kërcënoi se do

24-vjeçari nuk u lejua të hipte në avion dhe pas kësaj situata u tensionua. Miles u arrestua nga policia në aeroportin Heathrow të shtunën pasi këncënoi se do të shpërthente një bombë dhe goditi një roje sigurie, sipas TMZ.

Një përfaqësues i këngëtarit Liolel Richie nuk pranoi t’i përgjigjej kërkesës së People për të dhënë disa detaje mbi ngjarjen në fjalë.

“Të shtunën, më 19 janar, një 24-vjeçar pranoi se kishte kërcënuar duke mashtruar se kishte bombë në çantë”, thuhet në deklaratën e policisë për People, megjithëse nuk është bërë i ditur identiteti i personit të përfshirë në incident.

TMZ raporton se Miles u lirua pas pranimit të paralajmërimit të dhënë nga policia, që nuk është një dënim penal, por shërben si “qortim” për vepra të tilla.

Miles, model, është fëmija i parë nga martesa me Diane Alexander, me të cilën ka edhe vajzën Sofia Richie.

Arrestohet djali i këngëtarit të njohur: Kërcënoi se do