Kush e mendoi se përmes rubrikës së zakonshme në Instagram “Ask me a question” (Më bëj një pyetje) do të zbulonim se cila është gruaja më e bukur shqiptare, sipas Lori Hoxhës.
Kjo e fundit gjendej përkrah të motrës, Sarës dhe një personi të tretë në kohën ku u kërkoi ndjekësve të pyesnin dhe të merrnn përgjigje për gjithë çka donin të dinin.
Dikush pyeti ekzaktësisht:
“Të drejtën tani të lutem... kush është femra më e bukur shqiptare që je pak “xheloze”?
Suada Sherifi!
Sigurisht Suada falenderoi vajzat me një “Të dua”.
Më poshtë keni disa foto të ish- Miss Shqipërisë ndër vite: