E keni marrë vesh se Brad Pitt dhe Charlize Theron janë bashkë? Të paktën kështu shkroi The Sun pak ditë më parë. Mbrëmë, People publikoi të tjera që mesa duket hedhin poshtë versionin e The Sun.
Brad Pitt dhe Charlize Theron u njohën vjet, në xhirimet e një reklame dhe s’janë takuar më që nga ajo ditë. “Rreth gjashtë muaj më parë, Brad dhe Charlize xhiruan një reklamë bashkë,” tha një burim në brendësi të situatës. “S’janë takuar kohët e fundit dhe s’kanë qenë kurrë të lidhur. Raportimet se ekziston një marrëdhënie romantike mes dy aktorëve janë false."
Vjet, Brad, Charlize realizuan një reklamë për kompaninë e orave Breitling, bashkë me Adam Driver. Më poshtë gjeni një fragment të shkurtër nga reklama.
Për sa i përket thashethemit se dyshen e prezantoi ishi i Charlize Theron, Sean Penn, burimi thotë se “s’mund të ishte thënë gjë më e pavërtetë se kjo. S’është aspak kështu,” thotë burimi.
Pitt është tërhequr nga jeta romantike që kur u nda nga Angelina Jolie në shtator të 2016-s. U përfol për një lidhje me pedagogen e MIT, Neri Oxman në mes të 2018-s, por arkitektja e famshme mohoi gjithçka.
Ndërsa Teron i dha fund fejesës me Sean Penn në vitin 2015 dhe që atëherë i është përkushtuar karrierës me projekte si “Atomic Blonde” dhe “Fate of the Furious.”