Era Istrefi do të lançojë së shpejti projektin më të ri muzikor, pamjet e të cilit i ka shpërndarë në Instagram. Një pjesë e videoklipit është konceptuar të realizohet në një sfond tërësisht lejla me në qendër Erën në formën e një statuje.
Për grimin është kujdesur Sellma Kasumoviq, që ka preferuar të nxjerrë në pah sytë me tone me xixa duke theksuar në të njëjtën kohë mollëzat në ngjyrë pjeshke. Buzët janë nude dhe plotësojnë gjithë grimin.
Parukieri i njohur Kaci Lleshi ka bërë një punë të shkëlqyer me ngjyrën dhe modelin e flokëve, duke luajtur me nuancat e hapura mjaltë pa prekur rrënjët e errëta.
Pamje të tjera të klipit mendohet të jenë edhe këto:
Për projektin në fjalë në lidhje me konceptimin artistik, Era ka bashkëpunuar me Astrit Ismailin, i cili është kujdesur edhe për projekte të tjera, si “E dehun”
dhe “Oh God”.
Ndër të tjera thuhet se kjo këngë do të jetë bashkëpunim me Nora Istrefin, që po ashtu postoi në Instagram fotot e mëposhtme.
Nora i qëndroi besnike ngjyrës së zezë, me një fustan të ngushtë dhe me jakë të theksuar nga dizajneri Valdrin Sahiti, ndërsa Kaci dhe Sellma realizuan përkatësisht flokët dhe grimin.
Nisur nga ç’pamë, projekti duket interesant.