Pak orë më parë në Los Angeles, California u mbajt ceremonia e 25-të e SAG Awards, event i cili mblodhi yjet e televizionit për të vlerësuar performancat më të mira të filmave dhe programet prime time.
Përpos të gjithave, çfarë tërhoqi vëmendjen tonë ishin padyshim veshjet që VIP-at mbajtën veshur në tapetin e kuq, që në fakt këtë vit u shndërrua në të argjendtë.
Ky fustan është perfekt për rastin. Ngjyra, materiali, prerja dhe kombinimi me bizhuteri minimaliste e bëjnë të duket një mrekulli.
Kombinimi i dy materialeve të ndryshme në harmoni perfekte e bën këtë fustanin më glamoroz të mbrëmjes.
E gjitha në të bardhë, Lady Gaga tërhoqi jo pak vëmendje mbrëmjen e shkuar.
Frudat, asimetria dhe ngjyra e bëjnë këtë fustan një vepër arti!
Sa i guximshëm aq edhe i ëmbël!
Kush tha që në tapet të kuq nuk shkëlqen me pantallona? Emma Stone sapo na provoi të kundërtën!