Keni përjetuar disa situata të tensionuara gjashtë javët e shkuara, por shkurti do të jetë i ëmbël mjalt për ju. Hëna e re në Ujor, më 4 shkurt, do të bëjë që jeta juaj shoqërore të lulëzojë. Do të jeni të qetë dhe nëse kishit ndërmend të anëtarësoheshit diku, bëjeni pas katër shkurtit.
Ky muaj do të jetë i veçantë falë Jupiterit, falësit të dhuratave dhe fatit. Njerëzit që do të njihni këtë muaj do të kenë ndikim madhor në të ardhmen tuaj. Mund t’i përkasin cilësdo fushë të jetës – qeverisë, biznesit, medias, mjekësisë, ligjit, diplomacisë, apo çdo fushe jashtë profesionit tuja. Do ta shijoni ndikimin e tyre.
Vërtet do të rriteni më së shumti nga shoqërimi me të tjerët, por edhe ju duhet të bëni rolin tuaj. Dilni nga shtëpia, tregohuni optimistë dhe pranoni edhe mundësi që duken sikur s’ju përshtaten.
Ky muaj do të jetë shumë produktiv për ju. Mërkuri nuk do kalojë në prapavijë deri më më 5 mars deri më 28 mars. Tregohuni të shpejtë dhe mbyllni sa më shumë marrëveshje, vendime dhe detyrime brenda këtij muaji që të keni mundësi të relaksoheni në mars. Ditët më të mira për të nënshkruar kontrata janë 3, 7 dhe 27 shkurti.
Marsi, planeti juaj sundues, do të jetët në shenjën e Dashit deri më 14 shkurt. Ky është një avantazh shumë i madh. Po këtë muaj, marsi do të goditet nga rrezet e Jupiterit. Këto vibrime do të jenë të forta veçanërisht më 7 shkurt. Është një ndodhi e jashtëzakonshme, pasi Jupiteri do të ketë një efekt pozitiv në aspektin financiar. Urani do të jetë pranë Marsit e prandaj do të ndiheni të pavarur dhe të sigurt për hapat që doni të hidhni në vijim.
Nëse e keni ditëlindjen me 18-19 prillit, do të bëni ndryshime madhore në stilin e jetesës. Nëse e keni ditëlindjen në fund të marsit ose para 18 prillit, e keni demonstruar tashmë sa të zotët dhe të pavarur jeni.
Hëna e plotë e 19 shkurtit në shenjën e Virgjëreshës, do të sigurojë finalizimin e një projekti të rëndësishëm. Uran dhe Marsi do të udhëtojnë bashkë gjithë muajin dhe do e përshëndesin miqësisht hënën në fjalë. Është një dhuatë nga universi. Projekti me të cilin po merreni tani do të ketë shumë rëndësi në të ardhmen e karrierës suaj. Teksa bëheni gati t’ia tregoni botës, do të haseni me disa ndryshime të papritura që do të dalin për mirë. Madje, do të duartrokiteni.
Nën të njëjtën hënë, 19 shkurt, do të thyeni limitin tuaj në fitnes. Është momenti ideal për të marrë pjesë në një garë, sepse Urani dhe Marsi do t’ju japin energjinë që ju duhet. Nëse nuk ushtroheni, ky është momenti që të anëtarësoheni në palestër dhe të filloni. Hëna do t’ju ndihmojë të hani më mirë. Nëse nisni tani, do të jeni gati për plazh më shpejt se ç’e prisni.
Shkurti do të jetë muaji më i mirë i këtij viti pasi do të keni shansin të ecni përpara në karrierë. Keni një grafik të shkëlqyer dhe shumica e fatit të mbarë buron nga hëna e plotë në Ujor më 4 shkurt. Pas asaj date mund t’ju kërkojnë për një intervistë pune ose mund t’ju propozojnë një rritje në detyrë.
Jupiteri do të sigurohet që puna e re të ketë përfitime të majme. Kërkoni për sigurim shëndetësor, bonus vjetor, ose një komision të lartë mbi shitjet. Zgjidhni një ose dy prej këtyre, por jo të gjitha. Pavarësisht profesionit, do të siguroni një orar fleksibël, ose ca ditë të mira leje, ose diçka të kësaj natyre.
Por më e rëndësishmja është të gjeni një punë që e doni. Këtë muaj mund të gjeni punën që mban emrin tuaj. Veproni me shpejtësi dhjetë ditët që pasojnë 4 shkurtin, pasi kanë ndikim në karrierën tuaj për një vit ose më gjatë. Keni shanse shumë të mira që të zini një vend të mirë pune dhe të grumbulloni ca publicitet për veten.
Dy javët e para të shkurtit, mbajini gjërat e fshehta të fshehta. Mos flisni për ofertat e reja në punë e as për propozimet për ngritje në detyrë. Mbajeni fatin e mirë për vete, sepse mund të keni një konkurrent që do pak nga mbarësia juaj.
Urani do të jetë në harmoni me Afërditën, gjë që nënkupton rritje në aspektin financiar. Sidomos 7 shkurti do të sjellë lajme shumë të mira në lidhje me paratë. Për qejf, blini një biletë lotarie dhe gërvishteni në atë datë. Mund të fitoni diçka.
Marsi do të lëvizë në shenjën e Demit nga 14 shkurti deri më 30 mars dhe do të nxjerrë në dritë dëshirat tuaja. Njerëzit do t’ju dëgjojnë pasi pasioni juaj do t’i inkurajojë. Shfaqni kurajo, motivim dhe guxim. Mos lejoni asgjë t’ju pengojë. Mendoni gjëra të mëdha dhe bëjini realitet në këtë periudhë kohore.
Javën e tretë të shkurtit do të hiqni fokusin nga karriera e do t’i përkushtoheni jetës suaj romantike. Hëna e plotë e 19 shkurtit është shumë e veçantë. Marsi do t’ju veshë me një tis joshës. Ndoshta s’e dini sa tërheqës jeni, por nëse jeni beqarë, sigurohuni të dilni e të njihni njerëz të rinj edhe katër ditë pas hënës së plotë. Mund t’ju ftojnë në një event më 23 shkurt. Përpiquni të dukeni sa më mirë. Dhe, nëse jeni me dikë, planifikoni diçka romantike.
Ka lajme akoma më të mira. Gjatë 16-17 shkurtit, do të keni Afërditën në Bricjap në kënd me Neptunin në Peshq. Kjo do të thotë që dashuria do t’ju shijojë me dhjetra herë më shumë dhe do të ishte turp të mos i përdornit këto ditë.
Nëse doni fëmijë, mund të merrni lajmin e lumtur më 19 shkurt. Nëse ju duhet të konsultoheni me një ekspert fertiliteti, takohuni me të në shkurt.
27 shkurti është një ditë shumë e mirë për të planifikuar një darkë me miqtë. Neptuni do të jetë pranë Diellit dhe ju do të tregoheni shumë gazmorë dhe romantikë. Është momenti i duhur për t’u njohur me dikë.