Orë më parë, në Los Angeles u mbajt ceremonia e 61 e çmimeve Grammy. Eventi që vlerëson arritjet në industrinë muzikore, bëri bashkë gjithë yjet! Përpos këngëve dhe çmimeve përkatëse, çfarë gjithmonë zgjon kureshtjen, janë veshjet. Ç’veshën VIP-at në tapetin e kuq?!
Çmimin e veshjes më të paharrueshme e merr padyshim, Cardi B!
Nga gjithë veshjet e Lady Gaga-s ky fustan ka qenë opsioni më e lehtë. Ju kujtohet kur duhej një staf i tërë për të mbajtur fustanet e saj aq të nderlikuar? Gjërat kanë ndryshuar.
Aksesorët më të veçantë të natës kanë qenë ato të Jennifer. Kapelja, detajet në fustan apo çanta duket sikur nuk i përkisnin fare kësaj bote.
Duket sikur Katy ka 'ngecur' në atë fustan, por le ta pranojmë që kjo veshje duhet të ketë qenë një eksperiencë më vete.
Mund t'i heqësh dot sytë nga ky fustan?!
Ok, e morëm vesh që Kylie nuk vuan nga klaustrofobia.
Fustani i Ashanti-t duhet sikur ka një superfuqi që është gati ta tregojë nga çasti në çast.
Brenda stilit të Miley-it!
Gishtëza, ti je?!
Bebe Rexha me pamje prej princeshe duket për mrekulli!
Qershia mbi tortë ishte padyshim Dua Lipa...