Enca ishte e para artiste shqiptare që arriti të kapte shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, duke u pasur më pas nga Noizy, Luana Vjollca, Ledri Vula, Elvana Gjata, Era Istrefi, Dafina Zeqiri, Xhensila Myrtezaj, Kida, Dhurata Dora, Marina Vjollca dhe së fundmi Loredana. Por sot u vendos një tjetër rekord, nga Enca sërish!
Siç mund ta shihni, këngëtarja ka sot 2 milionë ndjekës dhe sigurisht s’mund të mos mungonin disa fjalë për ndjekësit.
“Gjejeni kush është artisja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës. Një ditë do të kem 20 milionë. Dhe ju që po më ndiqni tani do të thoni ‘yeee e njihja që kur kishte 2 milionë’. Po njësoj si disa njerëz sot që më kanë njohur dhe mbështetur që kur kisha 50 mijë ose diçka e tillë. Faleminderit shumë!”
Ndonëse vetëm 15 vjeç, Enca ishte e para shqiptare që nisi të postonte cover-a në YouTube dhe që prej asokohe përcillte të njëjtin vetëbesim që ka edhe sot.