Pasi shpërtheu publikisht kundër të dashurës në Instagram, Rezart Veleshnja sqaroi më vonë se i kishin vjedhur Instagramin, gjë që sigurisht solli edhe dyshime mbi vërtetësinë e këtij fakti. Megjithatë në një intervistë për Panorama Plus, aktori i “Portokalli” ka theksuar se ka rënë në një kurth virtual në kohën që po udhëtonte me avion drejt SH.B.A-së.
Sipas tij, personi në fjalë bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte vjedhur fillimisht profilin e të dashurës së Veleshnjas, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte aktorit. Ndërkohë që Rezarti komunikonte privatisht me të dhe i dërgonte video private, ai këto video i priste dhe i postonte në Instagramin e Rezit. Vetëm pasi arriti të komunikonte me Lorenën, ajo i tregoi se dhe Instagrami i saj ishte vjedhur dhe bisedat e saj me djem të tjerë ishin bërë nga personi anonim.
“Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj[...]Më vjen keq është që këta dashakeqët, mirë që merren me njerëzit publikë, por merren dhe cenojnë dhe jetën private të njerëzve që nuk janë publikë. Akoma më keq i dëmtojnë ata pa qenë të njohur, siç është rasti i Lorena Muratit, që është një vajzë e shkëlqyer, që unë kam marrëdhënie të shkëlqyera, ka një familje të shkëlqyer dhe që unë kam 20 vjet që e kam komshie.” – thotë ai për Panorama Plus.
Pra, si është lidhja e tij me Lorenën në këto momente?
“Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë.”