2 ditë më parë, Elita dhe Gjiko u bënë për herë të parë prindër. Dje, çifti vendosi të ndajë me të gjithë portretin e bebushit të quajtur Zëri. Kaq shumë duket se po e prisnin fansat këtë bebush sa brenda një kohe rekord, të porsalindurit i hapën llogari pafund Instagram-i!
Mjafton vetëm të kërkosh Zëri Gjikolli dhe rezultatet e kërkimit janë këto që shihni më poshtë.
Diçka e tillë, duket se është shndërruar në fenomen për çdo fëmijë që vjen nga prindër të njohur. Sa e drejtë është kjo?!
Edhe pse dyshja në fjalë e ndanë vetë portretin e vogëlushit, nuk e dimë nëse do të jenë të kënaqur të shohin që i biri, vetëm 3-ditësh, ka llogari të shumta Instagram-i.
Ka nga ata, që janë më shumë se skeptikë kur vjen puna tek kjo çështje. Kujtojmë, që diçka e tillë ndodhi edhe me Ajkën, vajzën e Besit dhe Xhensilës.
Kallaku e shprehu hapur revoltën e tij ndaj një gjesti të tillë, duke i quajtur ata që marrin guximin të hapin llogari të tilla fallco, “njerëz të sëmurë”.
Kurse Loredana dhe Mozzik, bënë një zgjedhje tjetër.
Pak ditë pas lindjes, i hapën bebit një llogari zyrtare, që menaxhohet prej tyre, duke minimizuar kështu mundësinë për të krijuar profile që s’i përkasin asaj.
Të njëjtën gjë bëri dhe Adelina Tahiri me të birin Jon. Prej muajsh ai i është bashkuar Instagram-it dhe ndiqet nga më shumë se 25.000 veta.
Të njëtën gjë bëri dhe Majlinda Zeka, ish-partnerja e Majk, me vogëlushin Roan.
Përfshirja e menjëhershme e të vegjëlve në Instagram mbetet zgjedhje personale, por abuzimi me profile fallco dhe të shumtë në numër, mund të tingëllojë diçka e frikshme për prindërit e rinj, qofshin ata të njohur ose jo.