1. Mund të mos quhej fare “Friends” sepse para se të vendosej, disa emra që u shqyrtuan ishin "Insomnia Café", "Friends Like Us" dhe "Six of One". Për fat të mirë, nuk u zgjodh asnjë.
2. Askush nuk e pëlqente këngën e famshme. Sipas Jennifer Aniston, aktorëve nuk u pelqeu fare kënga dhe skena tek shatërvani; ndiheshin çuditshëm dhe e bënë thjesht sepse duhej.
3. Në “Friends” do të ishin vetëm 4 protagonistë. Phoebe dhe Chandler fillimisht u ndërtuan si personazhe dytërore. Prit, çfarë?!
4. Joey dhe Monica do të përfundonin bashkë. Sipas Kauffman, pasi audienca u fiksua keqazi me dashurinë e Monica-Chandler, seriali ndryshoi menjëherë në një tjetër drejtim.
5. David Schwimmer nuk u paraqit në audicione me rolin e Ross-it. Pak kohë para “Friends”, David kishte bërë një tjetër audicion për rolin e një piloti dhe që prej asaj dite u kishte ngelur në mendje producentëve.
6. Hank Azaria mund të luante rolin e Joey-t. Ok, megjithatë ishte e thënë që të luante rolin e David-it dhe të shkonte në Minks.
7. Identiteti i Ugly Naked Guy nuk dihej deri në vitin 2016. Fiksojeni tani! Quhet Jon Haugen.
8. Divani portokalli qëndronte në bodrumin e Warner Bros Studios. Krejt papritur, ai u bë divani më i famshëm në historinë serialeve.
9. Apartmenti i Monica-s ndryshon numrin nga 5 në 20. Apartamenti i Chandler-it dhe Joye-t ndryshon gjithashtu nga 4 në 19.
10. Lisa Kudrow ishte me të vërtetë shtatzënë.
11. Marcel u luaj nga dy majmunë, Monkey dhe Katie.
12. Përpara se të ishte Frank Jr., Giovanni Ribisi luajti rolin e një djali që kërkonte prezervativin tek Phoebe.
13. Lidhja e Joye-t me Rachel nuk u pëlqye fare nga kasti i aktorëve dhe jo vetëm.
14. Courtney Cox është e vetmja aktore nga "Friends" që nuk ka marrë një nominim Emmy për rolin e saj. Madje dhe Christina Pickles, që luan mamanë e Monica-s, Judy, u nominua.
15. Gunther foli për herë të parë pas 33 episodeve dhe tha vetëm një “Yeah”.
16. Kur seriali mbaroi, të gjithë aktorët morën në shtëpi një send nga Central Perk.
17. Monica është motra e vogël e Ross, megjithëse në të vërtetë Courtney Cox është dy vite më e madhe se David Schwimmer.
18. Jennider Aniston për pak sa nuk u zëvendësua. Aniston do të merrte pjesë në një tjetër serial, ndërkohë që NBC nisi audicionet për të gjetur një aktore që ta zëvendësonte. Ata nuk gjetën një më të mirë, seriali tjetër u anullua papritur dhe Aniston u rikthye te “Friends”.
19. Tri gratë e “Friends” kanë një grup në WhatsApp ku flasin me njëra-tjetrën.
20. Para se Hollywood të ngrinte zërin dhe të kërkonte që aktorët, qofshin gra apo burra, të paguhen në mënyrë të barabartë, në fakt në "Friends" të gjithë u paguan NJËSOJ për çdo episod.
Për informacion shtesë:
Ndoshta është më mirë t’i shtyni për ndonjë ditë tjetër filmat rastësorë dhe të shihni “Friends”, pasi s’do të jetë e largët dita kur përfundimisht seriali i famshëm të mos jetë më në Netflix.
Sipas TVLive, WarnerMedia – që funksionon përmes nëndarjeve përkatëse si Home Box Office (HBO), Turner Broadcasting System dhe Warner Bros – po sigurohet që të bëjë të sajin një ndër serialet më të suksesshme në botë.
Nëse ju kujtohet, në dhjetor u tha fillimisht se “Friends” do të hiqej nga Netflix, megjithëse u bë një marrëveshje për ta mbajtur serialin të paktën deri në vitin 2019. Në atë kohë, CEO i AT&T, kompania mëmë e WarnerMedia, tha se “shpresojnë që ‘Friends’ të transmetohet në të dyja platformat”.
Megjithatë duket se Warner ka ndërruar mendje. Drejtori Artistik u shpreh për Television Critics Association se “ndarja e aseteve të tilla nuk është një model i mirë”. “Ne besojmë se duhet të kemi gjëra ekskluzive kur të fillojë shërbimi i transmetimit.”
Së bashku me “Friends” mund të hiqet edhe “Riverdale” që transmetohet në The CW Television Network, pjesë e WarnerMedia gjithashtu. Kontrata me Netflix përfundon këtë pranverë. “Jemi shumë të interesuar t’i kemi në platformën tonë”, tha Drejtori Artistik për shfaqjet e CW.
Platforma e re e WarnerMedia-s nuk ka ende një emër dhe nuk dihet se sa do të kushtojë. Pra, le të supozojmë se kemi edhe 10 muaj për të parë “Friends”, “Riverdale” dhe kushedi çfarë tjetër.