Javën e kaluar, Bebe Rexha publikoi videoklipin e këngës “Last Hurrah”. Ndonëse këngëtarja ishte tepër krenare për projektin e ri, duket se i ati i saj, Flamur Rexha, u ndje shumë më ndryshe se ajo.
Bebe publikoi në Instagram një screenshot të bisedës me të atin, i cili e kritikonte ashpër për videoklipin e “Last Hurrah”.
“Ti bën mirë të ndalosh së postuari pornografi, sepse po më sëmur. Nuk mundem më. Nuk dal dot në publik sepse ndihem i turpëruar. Jam shumë i mërzitur me ty. S’mund ta besoj.” – i shkruan ai.
Pas postimit të screenshot-it në InstaStory, ndjekës të shumtë i dolën në mbrojtje Bebes duke kritikuar babain e saj. Komentet e shumta e nxitën këngëtarën të fshinte postimin dhe t’i dilte në mbrojtje të atit.
“Nuk duhet ta kisha postuar, ndihem shumë keq me veten. E kuptoj si baba, ndonëse nuk më flet. Mund ta ketë tepruar, por gjithsesi unë nuk duhet ta kisha postuar në Instagram. Mos flisni keq për babin tim.”
Videoja e “Last Hurrah” është e mbushur me pamje erotike, përfshirë këtu Bebe Rexhën që tenton të joshë një prift.
“Nuk do të kërkoj falje që po bëj art. Arti për mua është i bukur – djemtë puthin djemtë, vajzat puthen me vajzat etj. Vetëm nëse videon e publikon një reper është ok. Të vetmit që i kërkoj ndjesë nëse e kam fyer në ndonjë mënyrë është Zoti. E shkrova këtë këngë me gjithë zemër. Doja të tregoja si ne të gjithë po luftojmë kundër tundimeve. Askush nuk është perfekt. Zoti krijoi seksin. Dhe mua më pëlqen seksi.” – shkroi Bebe Rexha në Twitter