Në një botë ku sundon e zeza, bëhu pak më ndryshe: Guxo me rozën! Pak para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars, një pjesë e madhe e yjeve zgjodhën që pamjen e tyre në tapetin e kuq t’ia besonin nuancave të rozës. Aq u desh dhe njerëzit e kuptuan trendin e momentit: Fifty Shades of Pink!
Julia Roberts shkëlqeu teksa u ngjit në skenë për të dhënë çmimin e “Filmit më të mirë”.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane Kacey Musgraves preferoi një fustan me tyl dhe fruda nga stilisti italian Giambattista Valli.
Helen Mirren me fustanin me detaje si firzamonikë dukej sikur kishte dalë nga një përrallë me princesha.
Gemma Chan, ylli i “Crazy Rich Asians”, arritë të përcjellë një frymë moderne përmes fustanit rozë magenta (e ndezur) nga Valentino Couture.
Maya Rudolph: rozë, lule, fruda dhe rehati!
Kiki Lane

dhe Meagan Good në tonet e rozës pudër.
Mesa duket ka edhe një ngjyrë që shpërndan lumturi për Marie Kondo.
E njëjta gjë edhe për Angela Bassett. Kjo nuancë e rozës quhet fuscia dhe tani që krijuat një ide si duket, guxoni!
Sarah Paulson preferoi një ngjyrë rozë në nuancat e luleshtrydhes. Fustani duket aq i rehatshëm sa ka edhe xhepa. Cool.
Madje edhe një çift u vesh matchy-matchy duke zgjedhur rose lemonade: Jason Momoa dhe Lisa Bonet.
As aktorja dhe reperja Awkwafina nuk mbeti prapa.
Si përfundim: R-O-Z-Ë!