Në epokën e qerpikëve të gjatë, buzëve të theksuara me shkëlqyes dhe fytyrës së konturuar, vështirë të gjesh personazhe të njohur të skenës, ekranit dhe botës së rrjeteve sociale të qëndrojnë larg grimit të kuruar në detaje. Megjithatë edhe ata lodhen nga grimi i rëndë.
Videoklipi i fundit i Elvana Gjatës, “Tavolina e mërzisë”, risolli edhe njëherë një Elvanë natyrale, qoftë në grim, flokë ashtu edhe në veshje.
Për look-un e saj u kujdes Sellma Kasumoviq dhe me siguri është fshehur një punë e gjatë mbrapa. “Pastërtia merr kohë”, u shpreh Sellma një vit më parë, pas koncertit akustik të këngëtares.
Ndonëse ishte një event që bëri bujë të madhe mediake dhe në rrethin e artistëve, Elvana këndoi me grim natyral. “Për pyetjet, mesazhet tuaja sesa kohë na mori realizimi i këtij grimi, përgjigjja është hiç më pak se 65 minuta,” u shpreh asokohe grimierja.
Grimin minimalist, përgjithësisht në ngjyrat e tokës, që të tregon më të freskët, më natyrale, Elvana e zgjodhi edhe për të performuar në koncertin e organizuar nga Anita Haradinaj me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Po kështu edhe për videoklipin e këngës “Mike”
apo daljet televizive.

Flasim pak për flokët: Pak kohë më parë, Elvana eksperimentoi m dritëhijet bjonde, ndërsa tani i është rikthyer ngjyrës gështenjë, me të cilën është identifikuar që në nisje të karrierës së saj.
Me ç’kuptojmë, fiksimi i ri i Elvanës është “make up-i pa make up”. Pra, trendi i ri i make up-it është: grim minimal, buzëkuq nude dhe qerpikë të lyer.