Në jetën tuaj private do të ndodhin shumë gjëra dhe do të doni që e gjithë bota ta mësojë se ç’po bëni, por gjithsesi e ndjeni që s’jeni ende gati. Bëni durim dhe planet do të shkojnë ashtu siç ju i dëshironi. E gjithë kjo kohë është e lidhur me karrierën tuaj dhe me shumë gjasa, emri dhe reputacioni juaj do të marrë një status të caktuar në industri. Kështu që, vazhdoni programin që keni nisur.
Plutoni dhe Saturni janë shumë entuziastë në lidhje me idetë tuaja dhe s’bëjnë gjë tjetër përveçse ju dërgojnë energji të mira. Keni mbrojtje të veçantë përsa i përket reputacionit tuaj, statusit dhe gjithçka që lidhet me karrierën. Të gjitha këto influenca do t’i ndjeni edhe më pas 6 marsit.
Gjëra të rëndësishme do të ndodhin me levizjen e Uranit në shenjën e Demit, në po të njëjtën ditë. Gjatë kësaj kohe, do të vësh re se financat tuaj do të xhirojnë. Ti mund të jesh duke fituar lekë më shumë se çdo herë në jetën tënde, por disa shpenzime surprizë janë më të mëdha nga ç’keni pritur.
Këtë muaj, Marsi është në shtëpinë tuaj të dytë dhe këtë periudhë do të shpenzoni më shumë se zakonisht. Do t’ju duhet të blini gjëra të reja, të paguani një mjek për kontrrolle rutinë apo pagesa që duhen bërë për shtëpinë.
Ndër të tjera, mund të jeni duke përgatitur edhe një surprizë për dikë, që përkthehet sigurisht në shpenzim, por bëhuni gati pasi do t’ja vlejë.
Me Mërkurin në prapavijë tek Peshqit, ka gjasa që t’i ktheheni një situate të kaluar apo lidhje të vjetër dhe ta bëni që të ecë përpara- atë që ndaloi vite më parë.
Ata që janë në një lidhje mund ta gjejnë veten duke menduar për një bashkëjetesë të mundshme, apo propozim martese. Afërdita e cila zotëron paratë dhe dashurinë është në anën tuaj dhe gjithçka duket se do të shkojë për mrekulli.
Muaji përfundon me gjëra të ëmbla. Marsi lëviz drejt Binjakëve duke ju hapur këshu rrugën për një udhëtim spontan. Keni kaq shumë gjëra për të bërë në Prill!
Urani zhvendoset në shenjën tuaj këtë muaj, për të qëndruar plot 7 vjet! Ky planet do t’ju bëjë inovatorë dhe krijues, (në fushën e shkencave më tepër). Kjo do të thotë që në 7 vitet e ardhshme ju mund të bëni diçka që të jetë kontribues i vlefshëm për botën.
Surprizë! Me Uranin të bashkuar me Diellin ka shumë mundësi të bëheni të famshëm.
Këtë muaj do të keni besim tek vetja më shumë se çdo herë tjetër. Është një periudhë e fuqishme për ju, kështu që merrni më të mirën që universi po ju sjell dhe punoni fort. Çfarë arrini tani do t’ju ndihmojë të ecni në një drejtim tjetër shumë të rëndësishëm.
Në 6 mars, hëna e re tek Peshqit do të ndriçojë në shtëpinë tuaj të aktiviteteve sociale. Ftesat për ta shijuar jetën dhe të kaloni kohë me miqtë tuaj do të rriten. Muajin që lamë pas ju keni fituar mjaf mirë dhe prandaj është koha ideale për të mos e vrarë mendjen për shpenzimet.
Eventet në të cilat do të merrni pjesë do të jenë magjike, aq sa do t’ju bëjnë ta shihni botën edhe më me ngjyra.
Nëse takoni dikë interesant të cilin do ta donit ta njohni më gjatë, qoftë për miqësi ose jo; me shumë gjasa do ta bëni pjesë të jetës suaj për një periudhë afatgjatë. Më 20 mars do t’ju duhet të merreni me një çëshje pune shumë të rëndësishme. Kujdesuni për shëndetin pasi ju duhet shumë energji.
Përsa i përket financave, mos u shqetësoni: shuma të mëdha parash janë rrugës!
27 marsi do të sjellë relaks në jetën tuaj. Nëse jeni single, do të shijoni një romancë të re. Të martuar?! E gjithë vëmendja e tij/saj do të jetë tek ju.
Fundi i muajit është sërish shumë energjik për ju. Telefoni do të fillojë të bjerë pa pushim dhe jeta do të bëhet prapë e shpejtë.