Social Buzz

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen fat i keq!

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2019

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen

Nëse i përkisni grupit të njerëzve supersticiozë, atëherë e dimë mirë sa shumë mendoheni para se të bëni një tatuazh.  Për ju ai duhet të ketë shumë kuptim dhe kurrsesi s’mund të gaboni duke bërë një simbol që sjell fat të keq. Kuptimet sekrete të tatuazheve janë shumë dhe jo gjithçka që vendosim të gdhendim në trupin tonë është pozitive.

Besohet se ka tatuazhe që sjellin fat të keq, ose energji negative. Sipas tatuatorëve, disa simbole fshehin magji sekrete.

Cilat janë ata?

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen

1. Emri i partnerit tuaj

Të bësh tatuazh emrin e  gjysmës tënde, pavarësisht sa mirë po ju ecën lidhja, s’është ogur i mirë. Tatuatorët thonë se një tatuazh i tillë ndjell vdekjen, duke e quajtur ndryshe  “puthja e vdekjes”.

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen

2. Simboli i kryqit mbrapsht

Për  ata që duan patjetër një kryq, duhet të bëjnë kujdes me mënyrën se si e vizatojnë në trupin e tyre.  Nëse zgjidhni ta bëni kryqin për së prapthi,  thuhet se fati i keq do t’ju ndjekë. Për një pjesë tjetër të njerëzve, një simbol i tillë është dekurajues.

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen

3. Dragua i papërfunduar

Në kulturën kineze konsiderohet fat i keq të mbushësh sytë e një dragoi pa mbaruar mirë tatuazhin pasi (sytë, janë pasqyra e shpirtit) dhe kështu thuhet se dhimbjen e ndjen edhe dragoi.

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen

4. 666

Tre 6-at njihen si simboli i fatit të keq. Thuhet se ky varg numrash tërheq energji negative.  Nëse jeni supersticioz, as mos t’ju shkojë ndër mend një tatuazh i tillë.

Supersticiozët të mbajnë vesh: Këto tatuazhe konsiderohen

5. Tatuazhet ‘makabre’

Nuk ka nevojë për t’i hyrë kuptimeve mitologjike që të shihni sa fuqi ka të tërheqë energji negative një tatuazh. Thikat e përgjakura, imazhe djajsh apo gjëra të tilla si këto janë ndjellëse të energjisë së keqe. Tatuazhet e errëtya, në një mënyrë a një tjetër e mbajnë me vete fatin e keq.