Shqipëria

Ku po shkon Shqipëria? Shtimi më i paktë i popullsisë që pas Luftës së Dytë Botërore

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2019

Ku po shkon Shqipëria? Shtimi më i paktë i popullsisë

Prej kohësh është vendosur vazhdimisht në fokus tkurrja e popullsisë së Shqipërisë.

“Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë po ngushtohet me shpejtësi vit pas viti duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.” shpjegon Monitor.al

Përgjatë vitit që lamë pas, sipas të dhënave të INSTAT, shtesa natyrore e popullsisë ishte 7130 persona, niveli më i ulët, së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ku po shkon Shqipëria? Shtimi më i paktë i popullsisë

Megjithëse të dhëna më të hershme (por jo të grupuara vit pas viti) tregojnë se aktualisht Shqipëria ka shtimin natyror të popullsisë në nivele më të ulëta që nga viti 1923, pasi shtesa e popullsisë përgjatë viteve 1923-1945 sipas të dhënave zyrtare ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Ku po shkon Shqipëria? Shtimi më i paktë i popullsisë

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 fëmijë duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë numri i foshnjave të lindura ra nën nivelin 30 mijë. Ndërkohë numri i vdekjeve në 2018 ishtë 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Nga këtu kuptojmë se shtimi natyror është përkeqësuar pasi rënia e lindjeve ishte më e lartë se rënia e vdekjeve.

Ku po shkon Shqipëria? Shtimi më i paktë i popullsisë

Nga ana tjetër, numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit lajmërojnë se numri i lindjeve do të jetë në rënie edhe në të ardhmen. Në Shqipëri pothuajse të gjitha lindjet vijnë përmes martesave, në një kohë që numri i martesave në vitin 2017 ishte 11%  më i ulët se në vitin 2010. Sikur të mos mjaftonte kjo, shumë nga martesat ndodhin me emigrantë të cilët pasi lidhin kurorë në Shqipëri zgjedhin të largohen jashtë vendit.