Nëse ekziston dikush që mund të na frymëzojë për flokët e shkurtër, është vetëm Kristen Stewart.
Për herë të parë ajo vendosi të hiqte dorë nga flokët e gjatë në 2015-ën, për të eksperimentuar në modele krejt ndryshe!
Deri më tani, nuk ekziston asnjë ngjyrë apo prerje shkurt e flokëve që Kristen nuk e ka provuar.
Në sfilatën e fundit të Chanel, Kristen u shfaq me këtë model flokësh.
Aktorja është e njohur për eksperimentet që bën me modelet e flokëve dhe sado të guximshme të duken, ajo vjen gjithnjë stil!
Nga flokët të qethura super shkurt deri tek stilimet e prerjeve të shkurtra; Kristen ja ka dalë!
Në Met Gala, 2016 Stewart u shfaq kështu! Nëse tek vetja do të mendoheshim për vite me radhë për diçka të tillë, tek ajo i adhurojmë!
Flokë të shkurtra, femërore dhe shumë sensuale!
Një version tjetër i prerjes bob.
Kaçurrelat në flokë të shkurtër s’janë dukur kurrë më bukur se kaq!
Kristen, ka superfuqinë që mund t’i shkojnë edhe modeli më mashkullor i flokëve dhe të duket sensuale po njësoj!