Pa lënë pas vlerën e jashtëzakonshme të Netflix- it, i rrethuar nga projekte tepër cilësore, bota sot ka kthyer sytë edhe nga një mundësi e re: të parit seriale pa paguar asgjë.
Nëse po mendoni se si është e mundur që gjithë ai investim e lodhje përkthehet në zero para, përgjigjja është fare e thjeshtë: përmes kësaj rruge, projekti kinematografik i jep vetvetes mundësinë për t’u promovuar dhe shndërruar në një sukses të vërtetë.
Ndonëse një pjesë e këtyre serialeve kanë cilësi të ulët (për shkak të buxhetit të vogël), shumë të tjera rezultojnë SHUMË të arrira. Më poshtë keni një listë me disa prej serialeve më të mira:
Her Story (2015)
Përbërë prej gjashtë episodesh, “Her Story” rrëfen historinë e dy grave transgjinore të cilat eksplorojnë dashurinë dhe takimet romantike teksa jetojnë në qytetin e Los Angeles- it. Në vitin 2016, seriali u nominua për një çmim “Emmy Primetime”, kështu që të jeni të sigurtë se ia vlen.
The Gay and Wondrous Life of Caleb Gallo(2016)
Seritë komike të "The Gay and Wondrous Life of Caleb Gall" mbajnë vulën e Brian Jordan Alvarez- it, i cili përpos pjesëmarrjes në serial është skenaristi dhe regjisori. Episodet janë pak më të gjata seç janë përgjithësisht seritë online, secila zgjat te 20 minuta dhe mbi të gjitha përqëndrohen në gjetjen e dashurisë.
Sorry For Your Loss (2018)
Me pjesëmarrjen e Elizabeth Olsen- it, drama në fjalë rrëfen historinë e Leigh- it, një gruaje të re që krejt papritur mbetet e ve. Përgjithësisht episodet shkojë 30 minuta dhe mund t'i ndiqni në Facebook.
Subway: The Series (2015)
Pasi u largua nga puna e saj si informaticiene për një kompani të shërbimit financiar, Mary Frick i duhet të rindërtojë jetën e saj në New York. Në vend që të kthehet të jetojë me familjen e saj adoptive në Landcaster, Mary njihet në metro me artistin frymëzues David. Së bashku, ata ndeshen me disa njerëz shumë po shumë interesantë....
Between Two Ferns with Zach Galifianakis(2008)
Talkshow- i i parë i Zach Galifianakis- it “Between Two Ferns” është debutuar për herë të parë në 2008- n duke korrur mjafueshëm sukses. Episodet janë rreth 7 minuta, karakterizohen nga një lloj intervistimi të këndshëm, argëtues dhe shumë thumbues; përfshirë këtu figura publike si Hillary Clinton, Cardi B, Barack Obama, Jennifer Lawrence, Brad Pitt, Anne Hathaway etj.