Anëtarja e kryesisë në Partinë Demokratike, Grida Duma ka vendosur t’i japë fund martesës shumëvjeçare me Ilir Shqinan, që kohë më parë ka qenë pedagog i Dumas dhe diplomat në ambasadën shqiptare në Slloveni.
Sipas një dokumentacioni të zotëruar nga “Shqiptarja.com”, ish- deputetja e PD- së ka hapur procedurat e divorcit në gjykatën e Tiranës.
Siç mund ta shihni edhe në fotografi, objekti i këtij vendimi gjyqësor është zgjidhja e martesës.
E lindur në vitin 1977, në Durrës, Grida Duma do të martohej në moshën 20- vjeçare me Shqinan, një emër i njohur në rrethet diplomatike. Fryt i historisë së tyre të dashurisë është një djalë, Darieni.