Greta Ernman Thunberg, themeluese e Youth Strike for Climate Change (Greva Rinore për Ndryshimet Klimatike) është nominuar për çmimin Nobel për Paqen, krahas 301 kandidatëve (223 njerëz dhe 78 organizata).
The School Strike 4 Climate është një lëvizje ndërkombëtare e nxënësve, të cilët refuzojnë të shkojnë në shkollë, por në vend të kësaj marrin pjesë në demonsrata për të kërkuar ndryshime rrënjësore në lidhje me politikat e mëtejshme mbi ndryshimet klimatike.
Në gusht të vitit 2018, Greta vendosi të mos shkonte në shkollë dhe çdo ditë ulej e vetme para Parlamentit në Suedi në përpjekje për të tërhequr vëmendjen në lidhje me ndryshimet klimatike në planet.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Suedi në shtator të një viti më parë, Thunberg filloi të ulej sërish para Parlamentit çdo të premte dhe që prej asokohe, frymëzoi mijëra të rinj anembanë botës për t’u bashkuar me sfidën e saj.
Nisma e saj u përkrah nga mijëra të rinj në qindra vende të botës të premten. “Lëre shkollën për një qëllim të mirë,” ishte një ndër sloganet e tyre.
Greta u zgjodh gjithashtu si një nga 25 adoleshentët më me influencë të vitit 2018 nga Time.