
Imagjinoni për një çast nëse vetë nëna juaj do t’ju bënte të besoni se vuani nga një sëmundje e pashërueshme, do të blinte për ju një karrige me rrota dhe do t’ju priste flokët. Mbi të gjitha, imagjinoni t'ju manipulonte kaq shumë sa ta besonit gjithë këtë dhe të jetonit si e tillë për vite me radhë. E izoluar nga bota dhe vetëm nën tutelën e saj!
Kjo histori e vërtëtë vjen në formën e një (web series) të quajtur “The Act”. Seriali më i përfolur i momentit në Amerikë nis transmetimin sot në platformën “Hulu”.
~2 fjalë për ngjarjen e vërtet.
Në qershor të 2015-ës, Dee Dee (nëna) u gjet e vrarë brenda shtëpisë. Askush s’e besonte se gisht në vrasjen e gruas mund të kishte vajza e saj “e sëmurë”, e quajtur Gypsy. Gypsy, e luajtur nga aktorja Joey King tek “The Act”,besonte se kishte lindur me kapacitetin mendor të një 7 vjeçareje dhe se vuante nga shumë sëmundje të rënda që prej lindjes së saj.
Në fakt, ishte e ëma, Dee Dee e luajtur nga aktorja Patricia Arquette e cila vuante nga sindroma Munchausen- sindormë e cila të bën të besosh, (veten ose të tjerët) tek sëmundje të cilat nuk i ke. Pasi zbuloi gjithë gënjeshtrat e të ëmës, Gypsy vendos që bashkë me të dashurin e saj (i cili është aktualisht i dënuar me 10 vite burg), të planifikojnë vrasjen e nënës.
Historia tronditëse e një nënë të fiksuar pas së bijës, e cila manipulonte njerëzit për ta mbajtur Gypsyn në burgun që e quante shtëpi, është subjekti i “The Act”.

Regjisorja e serive të para, Laure de Clermon-Tonnere që në fillim i prezanton shikuesit me shtëpinë horror. Atje ka ndodhur një vrasje dhe Gypsy është qendra e vëmendjes nga të gjithë komshinjtë rreth e rrotull. Gjithçka nis kur e bija mëson mashtrimet që e ëma i kishte bërë asaj, mjekëve, apo dhe autoriteteve.
Çdo episod të mban edhe më shumë pezull kur Gypsy nis të bëjë lidhjen e gjithë të dhënave. Ajo, zbulon se nuk ishte aq e madhe në moshë sa e ëma e kishte bërë të mendonte dhe se as nuk kishte sëmundjet e tmerrshme që i ishin ngulitur në kokë.
Historia e një nënë monstër me zërin hipnotizues dhe jeta e një vajze në përpjekje për të shpëtuar prej fiksimeve të saj.
E bukura e këtij seriali është hapësira që i lë audiencës për të kuptuar si një nënë mund të arrijë deri këtu. Një plagë e vjetër nga fëmijëria e saj? Frika se do të mbetej vetëm apo lakmi që kalon çdo limit? Ky është momenti që e shndërron “The Act” në magjik!