Vera Grabocka, regjisorja dhe producentja e njohur feston sot ditën e saj të lindjes! Grabocka, edhe pse është e famshme për zgjedhjen e saj në lidhje me ekranin (të mos flasë asnjëherë, por të lërë të tjerët të flasin për të), gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe për këtë, ka një mal me arsye.
Ndonëse i ka kaluar të 60-at, energjitë e saj mbeten të pashtershme. Provë është puna e madhe me spektaklet “Dance with me”, “Your Face Sounds Familiar”, “Në kurthin e Peter Pan” dhe dëshira e saj për të çuar më tej revolucionin në lidhje me televizionin duke qendruar gjithnjë pas kuintave.
A mund të ndalojmë pak tek pamja e saj?! Vera Grabocka është provë e gjallë e shprehjes “vitet janë thjesht numër”.

Në çdo dalje (të rrallë) a postim në llogarinë e Instagram-it është e pamundur të mos na bëjë përshtypje eleganca, stili i veshjes dhe rinia që portretizon fiziku i saj.
Me rastin e ditëlindjes, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që janë frymëzuar prej saj, s’i kanë kursyer as urimet publike.
Arilena Ara, ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një video, ku shfaqet foto e të dyjave dhe në sfond zëri i saj teksa i këndon këngën e ditëlindjes.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen, të dua!” – shkruan këngëtarja, urim i cili ka pasuar në komente pafund kushtuar nga njerëz të njohur e të panjohur.