Pas një periudhe të gjatë pauze, Armend Rexhepagiqi është rikthyer në skenë më fuqishëm se kurrë. Sigurisht, shkëputja nga muzika nuk ka ardhur pa arsye. Pak orë më parë, moderatori Alaudin Hamiti postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një video përmbledhëse të emisionit NIN.
“Ngopesh nga skena sipas meje nëse je njeri normal. Nëse nuk je normal dhe ke atë urinë e brendshme që gjithmonë të të adhurojnë, të të lavdërojnë, ke dëshirë të dukesh gjithmonë më i miri, nuk ngopesh kurrë.”- u shpreh Rexhepagiqi duke e quajtur “ngopjen nga skena” si proçes normal.
View this post on Instagram
Gjithsesi, largimi i tij nga ekrani nuk shkaktoi asnjë ftohje me publikun, i cili e priti rikthimin e tij edhe më entuziast se më parë. Provë për këtë është suksesi i projekteve të tij të fundit. Bashkëpunimi me Elvana Gjatën për “Tavolina e mërzisë” u kthye në hit brenda një kohë të shkurtër.
Gjithashtu, albumi i ri i Tunës, “Fortuna” pas të cilit fshihej emri i Armend Rexhepagiqit shtoi edhe më etjen e njerëzve për krijimet e kompozitorit.
“Kohët e fundit kam filluar të ndihem pak borxhli ndaj atyre që më duan vërtetë. Nuk e dija që më donin kaq shumë. Njeriu për veten nuk e di dhe unë e kam detyrim për të mos e besuar këtë, sepse përndryshe luan.”- përfundon ai, që me gjithë modestinë tregon se e ka ndjerë dashurinë e madhe të shfaqur së fundmi.