Christian Panucci ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me kombëtaren shqiptare. Një njoftim të tillë e ka bërë vetë FSHF-ja përmes një deklarate në faqen zyrtare.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.”- thuhet në lajmërimin e bërë pak më parë.
Ky vendim duket se ka ardhur fill pas mbrëmjes së djeshme, ku përfaqësuesja shqiptare e humbi përballjen me Turqinë.
Kjo ndeshje mendohet të ketë qenë dhe shkaku i largimit të tij, pasi sipas FSHF-së, trajneri italian ka patur kohë mjaftueshëm për të përgatitur ekipin dhe përballja me Turqinë ishte shansi i tij i fundit.
Christian Panucci u vu në pozicionin e trajnerit të kombëtares shqiptare në korrik të 2017-ës pas largimit të De Biasit.