Showbiz dhe TV

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe unazën!

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2019

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe

Ditën e sotme, Olta Boka ishte e ftuar te Rudina, ku ndër të tjera deklaroi se është fejuar me partnerin e saj prej shumë vitesh, avokatin Ivi Rrokaj, djalin e një prej ish- deputetëve të LSI- së, Shezai Rrokaj.

Ndonëse së fundmi, në një intervistë për “Thumb”, Boka u shpreh se preferon ta mbajë Ivin larg lajmeve dhe thashethemeve mediatike duke u shprehur ekzaktësisht “jam munduar ta shmang sa më shumë si temë, se pastaj fillojnë të bëjnë rezymenë e jetës”, pasditen e sotme, Olta duket sikur ktheu mendje duke na treguar shumë më shumë.

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime, jam fejuar. Fakti që kam qenë edhe më këmbëngulëse për të mos e treguar ishte pikërisht edhe ideja që partneri im të quhet vetëm i fejuari i Olta Bokës. Ai është një individ, i cili punon fort për karrierën e tij dhe nuk do doja kurrsesi t’i atribuohet vetëm fjala: i fejuari i Olta Bokës.”

Në bisedë e sipër, këngëtarja tregoi për mbarë publikun edhe unazën e fejesës:

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe

Vetë Boka rrëfeu se Ivi Rrokaj është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe se fillimisht me të është njohur në shkollë e më pas përmes disa miqve të përbashkët.

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe

Por prisni, ka akoma.

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe

Boka rrëfeu gjithashtu se ende nuk kanë planifikuar martesë (ndonëse siç vetë tha, "është dicka që besoj do të vijë normalisht") dhe se vetë ajo si grua e çmon jashtëzakonisht shumë familjen.

“Familjen e mendoj si investimin më të madh dhe më të shenjtë që mund të bësh. Jeta nuk do të ishte kaq e bukur pa familje.”

Për herë të parë, fotot e çiftit qarkulluan nëpër portale verën e 2017- s, teksa dyshja pushonte në jug të vendit.

Olta Boka bën publike fejesën: Bashkë me të, edhe