Robert Aliaj, ish-anëtar jurie në “Dance With Me”, rikthehet në ekran me një emision të vetin. Nisur nga spoti i publikuar në Instastory-n e tij, duket se programi “Vetëm një natë” do të vendoset në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku do të realizohen intervista me njerëz të thjeshtë.
“Vetëm Një Natë" do të mundohet të ndajë me njerëzit e thjeshtë çaste gëzimi dhe dhimbjeje.” – shprehet Aliaj në një pjesë të videos.
Programi do të transmetohet çdo të shtunë, në 22:30 në Ora News.
View this post on Instagram
Një emision pak a shumë të ngjashëm Aliaj e ka realizuar rreth shtatë vite më parë me “Tre për një strehë” në Vizion Plus, ku testonte mikpritjen shqiptare.