Showbiz dhe TV

Ç'po ndodh sot në premierën e 'Dy gisht mjaltë'!

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2019

Ç'po ndodh sot në premierën e 'Dy gisht

Pre-premiera e filmit “Dy gisht mjaltë” ka mbledhur sot kastin e aktorëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve që ishin pjesë e këtij projekti.

Ndonëse premiera e filmit do të shfaqet nesër (28 mars) në të gjithë kinematë, burime për Anabel bëjnë me dije se eventi i sotëm u organizua për një rreth të ngushtë njerëzish, mes të cilëve ishin të ftuar kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së aktorëve, para nisjes së “Dy gisht mjaltë”,Ermal Mamaqi tregoi se ideja e këtij filmi nisi nga hiçi.

“Ky film filloi nga një dëshirë, nga një fjali e shkëputur palidhje në një nga darkat e mia me Elvanën.”

Ç'po ndodh sot në premierën e 'Dy gisht

Kurse Elvana, (të cilën do ta shohim për herë të parë të debutojë si aktore në rol protagonist), nuk i kurseu falenderimet ndaj mikut të saj të ngushtë. Ndër të tjera, ajo foli edhe për pjesët më të sikletshme të filmit.

Ç'po ndodh sot në premierën e 'Dy gisht

“Dua që të gjithë të njohin siç të njoh unë, jo atë karagjozin. Ka qenë një eksperiecë shumë e bukur, ka pasur dhe skena të bukura. Por, të jem e sinqertë, ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim, se si duhet të të puthja ty, nuk e di domethënë, por e bëra. Ia dolëm!”- tregon duke qeshur ajo.

Për të kaluar tek filmi, (për të cilin sot Mamaqi u shpreh se është krejtësisht projekt i pavarur pa asnjë mbështetje shtetërore), ç’do të shihni? Fabula ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën, çmendurinë etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Kasti i “Dy gisht mjaltë” ka bërë bashkë figura të njohura të kinematografisë shqiptare, me prurjet më të reja të aktrimit.

Ç'po ndodh sot në premierën e 'Dy gisht

Bujar Asqeriu, Marjana Kondi e Natasha Sela janë pjesë e komedisë, por sigurisht nuk mungojnë as emrat më në zë të momentit, si Olta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani etj. Ah, nuk mungon as lali Eri.

Ç'po ndodh sot në premierën e 'Dy gisht

Që prej ditës së nesërme, “Dy gisht mjalt” mund ta ndiqni në çdo kinema, në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni.