Celebrity

Channing Tatum bën dedikimin e ëmbël për Jessie J: ‘Faleminderit që je ti’

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2019

Channing Tatum bën dedikimin e ëmbël për Jessie J:

Në kohën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, dedikimi ose fotoja e parë në Instagram është një moment i rëndësishëm i lidhjes (apo jo?!). Channing Tatum shfrytëzoi rastin e ditëlindjes së Jessie J për të postuar për herë të parë një foto të sajën në profilin e tij zyrtar.

“Të uroj ditët më të lumtura të mbushura me dashuri dhe dritë. Ke bekuar sytë, veshët, zemrat dhe jetët tona. Faleminderit që je ti. Je kaq speciale. Të dua zemër.” – shkroi Channing.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Channing Tatum (@channingtatum) on

Sigurisht që Jessie u përgjigj përmes një InstaStoy.

Channing Tatum bën dedikimin e ëmbël për Jessie J:

Spekulimet se mes Jessie J-t dhe Channing kishte një romancë, filluan që në tetor të vitit të kaluar. Fansat nisën të aludonin rreth zgjedhjes së aktorit duke vënë në pah ngjashmërinë mes këngëtares dhe Jenna-s.

Channing Tatum bën dedikimin e ëmbël për Jessie J:

Channing dhe Jenna qëndruan bashkë për 9 vite dhe janë prindër të një vajze të quajtur Everly.