Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Dashi dhe Demi

Ti hyre në muajin tënd të lindjes dhe gjithë planetet e lumtura i ke rreth shenjës tënde; gati për të të mbështetur ty më shumë se gjithë të tjerët.  5 prilli do të shënojë një moment të rëndësishëm për të gjithë njerëzit e shenjës së Dashit dhe  dyfish më shumë për ata që festojnë ditëlindjen afër  kësaj date.

Përsa i përket punës, departamenti i menaxhimit duket se po përballet me ndryshime dhe po ushtron presion mbi të gjithë, përfshi këtu dhe ju. Kujdes kur përgjigjeni dhe gjeni një mënyrë diplomate për të shprehur opinionin tuaj. Punoni ose jo në media, Jupiteri (planeti i fatit të mirë dhe dhuratave) është duke ju mbrojtur. E pëlqeni apo jo prezencën dhe sjelljen e një apo më shumë VIP-ave, s’keni nevojë të shqetësoheni, jeni tërësisht të mbrojtur.

Nëse jeni single, mund të gjeni dashurinë këtë muaj përmes një shoqërie të përbashkët. I martuar ose jo, momenti më i mirë i gjithë prillit, për të gjetur, shijuar dashurinë, apo për të ngjizur një bebe do të jetë 13-14 prilli, kur Dielli në Dash do të jetë në vijë të drejtë me Jupiterin në Shigjetar. Hëna tranzit do të jetë gjithashtu në favorin tuaj, duke ua bërë fundjavat më argëtuese se kurrë.  Në 15 maj, do të dalin shumë mundësi për t’u “arratisur” diku jashtë.

Nuk ndodh shpesh që një Dash të vuajë nga mungesa e vetëbesimit, karizma apo sharmi. Nëse keni kohë që jeni vetëm, kur Venusi të hyjë në shenjën tuaj më 20 prill është momenti ideal për t’u socializuar.

Blini disa rroba të reja këto kohë; do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Përsa i përket pamjes suaj,  e dini që pika e fortë janë flokët, kështu që investoni në to. Një prerje ndryshe, një trajtim të mirë ose pse jo; një eksperiment në ngjyrë!

Në punë, ke marrë shumë përgjegjësi së fundmi. Gjatë kohës së Hënës së Plotë, më 19 prill, persona të rëndësishëm do ta njohin punën tuaj dhe do ta vlerësojnë. Nëse ju është dukur sikur s’ju kanë dëgjuar, fajësoni Saturnin dhe Plutonin, por rrini të qetë pasi pozicioni juaj aty është i fortë dhe i sigurtë.

Gjatë kohës kur planetet do të jenë në prapavijë, e mira është të mos filloni asnjë projekt të ri biznesi. Prisni deri në Gusht pasi ky muaj do të jetë fantastik për ju. E nëse menduat se u mbyll me kaq, fundi i dhjetorit rezervon lajme pafund të mira për karrierën tuaj. Tani për tani, vazhdoni të punoni pa u ndjerë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Dashi dhe Demi

Ky muaj do të fillojë i qetë.  Duket sikur doni kohë të mendoheni për veprimet e reja që do të bëni. Hëna e re në Dash, në 5 prill do t’ju inkurajojë të kaloni pak kohë cilësore vetëm për të reflektuar se cili është drejtimi tjetër që do të marri jeta jote.

Do të shpenzoni pak më shumë para se zakonisht këtë muaj, sepse keni gjëra për të bërë. Por si Dem që jeni, s’duhet të trembeni pasi e dini që banka juaj nuk është kurrë bosh. Mund të ndjeni disa ndryshime të vockla në stilin tuaj të jetesës tani që shpenzimet do të shtohen, por mos u shqetësoni, në vazhdim ka lajme të mira përsa i përket financave.

Hëna e plotë e 19 prillit do të sjellë një ngjarje të papritur, por të përkohshme. Urani mund t’ua vështirësojë pak punën; një projekt mund të mos shkojë siç duhet dhe ju do të keni nevojë për të manovruar.

Gjatë Hënës së plotë të 19 prillit, Jupiteri do të jetë i orientuar shumë bukur dhe do t’ju ndihmojë në aspektin financiar.

Jeta sociale do të jetë më mirë se kurrë këtë muaj. Mund të udhëtoni diku për të dnjekur një event social, në të cilin do të lini dhe merrni ca kujtime të mira. Dhe mos harroni; që prej 15 majit deri 8 qershorit do të jeni pjesë e festave elitë të qytetit! Kështu që tani për tani, ç’lodhuni.