Bota

Gjyshi portier: 73- vjeçari thyen rekordin botëror!

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2019

Gjyshi portier: 73- vjeçari thyen rekordin botëror!

Një futbollist izraelit u bë pjesë e historisë së rekordeve botërore si lojtari më i vjetër në botë, i cili merr pjesë në një lojë profesioniste në moshën 73- vjeçare.

Gjyshi portier: 73- vjeçari thyen rekordin botëror!
Isaak Hayik vendosi një rekord të ri pasditen e së premtes, ku u pozicionua si portier për ekipin izraelit “Ironi Or Yehuda”.

Gjyshi portier: 73- vjeçari thyen rekordin botëror!
Pasi luajti plot 90 minuta, Hayik u shpreh se ishte gati për një tjetër lojë. Sportisti mori çmimin Guinness gjatë një ceremonie të mbajtur pas ndeshjes në fjalë, vetëm disa ditë përpara se të mbërrijë 74 vjetori i tij.

Gjyshi portier: 73- vjeçari thyen rekordin botëror!
Ndonëse ekipi i Isaak- ut humbi me rezultatin 5-1, Hayik tha për “Reuters” se priti shumë topa të rrezikshëm. Njëri nga djemtë e tij, Moshe Hayik e konsideroi arritjen e të atit si “të pabesueshme”. Rekordi i mëparshëm mbahej nga uruguajani Robert Carmona, i cili ishte bërë pjesë e formacionit të Pan de Azucar- it në vitin 2015, në moshën 53- vjeçare.