TV Mania

Flet aktori i ‘Portokalli’: ‘Egoja e këngëtarëve është 10-fish më e madhe se e aktorëve’

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2019

Flet aktori i ‘Portokalli’: ‘Egoja e

I ftuar pasditen e sotme në “Thumb” (e shtunë, 6 prill), Alex Seitaj ka rrëfyer disa detaje në lidhje me eksperiencën e tij si aktor dhe këngëtar.

“Artistët janë krijesa shumë ambicioze dhe deri-diku janë egoiste. Mund të ketë fërkime në momente të caktuara, por sado gjëra mund të ndodhin atje mund ta them me plot gojë që aktorët me këngëtarët nuk krahasohen. Këngëtarët janë kafshë. Egoja e këngëtarëve është 10-fish më e madhe se e aktorëve.” – u shpreh Alex.

Momentalisht aktori është pjesë e trupës së “Portokallisë” në rolin e personazhit të Vezires, ku ndërthur aktrimin me muzikën.

“Vezirja në mendjen time nuk ka qejf këta politikanët normalë. Nuk e di se si Vezirja ka përfunduar dhe është bërë një personazh shumë feminist. Kam përshtypjen që nga vetëbesimi që ka si personazh.” 

Alex ka lundruar në ujërat e artit, herë me muzikë (si këngëtar e tekstshkrues) dhe herë me aktrim. Momentalisht, përpos rolit në “Portokalli”, i është përkushtuar aktrimit edhe përmes skeçeve që poston në rrjete sociale (kryesisht për shenjat e horoskopit). Alex është gjithashtu pjesë e #Love #Likes #Tirana megjithëse personazhi i tij nuk është zbuluar ende.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alex Seitaj (@alexseitaj) on

Intervistën e plotë e shihni në vijim: