Gashi, reperi me origjinë shqiptare që prej kohësh përpiqet të depërtojë në skenën botërore, ka dhënë së fundmi një intervistë për New York Times: "Ai nuk erdhi deri këtu për të qëndruar vetëm në një vend".
“Teksa rritesha, babi im shfletonte gjithnjë New York Times dhe dikur lexonte histori negative për shqiptarët. Sot në 2019-n, djali i tij del aty për diçka pozitive. Kemi lajme të mira.” – shkruan ai në Instagram.
Pak kohë më parë, Gashi shkroi në Instagram: “Dua me të vërtetë të publikoj 10 albume. Të fitoj një Grammy (shpresoj). Lutem të jem në kopertinën e GQ/Vogue dhe të mbahem mend për stilin tim”. Sot, duket se është në rrugën e duhur.
Ndonëse i rritur larg Kosovës, ai ka treguar gjithnjë lidhjen e fortë me origjinën, muzikën dhe artistët shqiptarë. Për shembull, në këngën “That’s Mine” me Ledri Vulën, nuk hezitoi për të bërë pjesë të klipit Sabri Fejzullahun.
Në një pjesë tjetër, ai dukej pranë varreve të gjyshërve. “Është shumë e çuditshme për mua sepse kur u riktheva në Kosovë, ndjenjat nuk ishin më të njëjta. Nuk kisha më pjesëtarë të familjes, as gjyshin, as gjyshen. Pjesa më e madhe kishte lëvizur, ose me disa nuk flisja. Kur erdha gjatë verës, ndjeva se kisha një familje."
Në fund, kënga mbyllet me shqiponjën dykrenare. Ndonëse duket si një këngë kushtuar një vajze, për shkak të fjalëve si baby, love, girl etj, kënga në fakt është një dedikim për Kosovën. “Të gjithë mendojnë se po flas për ndonjë vajzë, por nëse e dëgjoni me vëmendje do të kuptoni që i referohet vendin prej nga vij unë,” u shpreh në Instagram në fillim të dhjetorit.