Nesër (të martën), në orën 21:00, livestream në Facebook- Revista Anabel dheYouTube – Anabel Entertainment do të transmetohet seria e katërt e “Hostel by Anabel”.
Ç’pritet të ndodhë këtë javë?! Gjithçka!
Do të ndodhë gjithçka pasi kjo seri është aksion i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës.
View this post on Instagram
Nisur nga video përmbledhëse e postuar pak më parë në llogarinë zyrtare të Instagram-it, Anabel_hostel, seria e katërt është e mbushur me eksperienca të papara.
Rubrika “Me provë” vë Megin “përballë” DeaMishelit në ring. Në një ring të vërtetë! Kush do të sfidojë kë, e shohim nesër.
E keni menduar ndonjëherë si do të ishte jeta e vajzave nëse do t’ua linin në dorë djemve t’i zgjidhnin veshjet për to?
Epo kjo u provua në “Anabel LAB”, (nën kujdesin e skenaristes Klaudia Brahimaj) dhe rezultati ishte...Shiheni vetë!
Po në #Love #Likes #Tirana ç’do të ndodhë?! Njohja e Zoit me Elion duket që ka vazhdimësi, por Klajdi vazhdon ende të shfaqet në jetën e saj.
Si do të jetë biseda mes ish-çiftit pas skadalit të tradhtisë dhe vendimit të Zoit për të lënë pas dhimbjen?!
E gjendur në një situatë të tillë, Zoi bashkë me Ledian (Viola Gjoleka) dhe Irisin (Alberta Kamenica) vendosin të takohen me një fallxhore, e cila do të ngrejë sërish pikëpyetje të reja.
Nëse e keni humbur serinë e tretë të ëeb-series, klikoni këtu për ta parë.