Në kopertinën e majit për Vogue, Kim Kardashian zbuloi se po studion për tu bërë avokate! Nëse menduat se ju kishte habitur mjaftueshëm deri më tani, gabuat.
Kim nuk po shkon në universitet për të studiuar Drejtësi, por po ndjek një rrugë të tërthortë. Në California ekziston një mënyrë tjetër për të marrë titullin avokat që konsiston në studimin e ligjit nën udhëzimin e një avokati tjetër a gjykatësi.
“Vitin e parë duhet të studioj tre lëndë: drejtësinë kriminale, kontratat dhe dëmshpërblimet,” thotë ajo. Kjo e fundit është më e vështira për të. Drejtësinë kriminale e mëson në gjumë dhe konceptet i kupton menjëherë. Verën e këtij viti do të japë provimet e saj të para dhe nëse i kalon, do të lejohet të studiojë edhe për tre vite të tjera.
Kim është angazhuar përgjatë vitit që shkoi me reformimin e drejtësisë kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veçanërisht bëri bujë rasti i Alice Marie Johnson, e cila u dënua me burg të përjetshëm për trafikim droge kur ishte në të njëzetat e saj. Pasi 21 vitesh në burg, falë angazhimit të Kim, Trump ia fali pjesën e mbetur të dënimit.