Shëndeti

Sot, duhet të flesh pa rroba!

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2019

Sot, duhet të flesh pa rroba!

Nuk ka rëndësi nëse fle vetëm apo me partnerin tënd; të flesh lakuriq përmirëson shëndetin dhe jetën seksuale! Pse-në lexojeni më poshtë!

1. Do t’ju zërë gjumi më shpejt!

Të flesh pa rroba ka një ndikim direkt me kënaqësinë e gjumit. Temperatura bie dhe ky është një sinjal që trupi është gati për të fjetur.

2. Edhe gjumi do të jetë më i mirë...

Jo vetëm që do të flini sapo të vini kokën në jastëk, por gjumi do të jetë njësoj si ai që ëndërrojmë pas një dite të lodhshme.

3. Lidhja juaj do të përmirësohet!

Njerëzit qe flenë lakuriq kanë gjasatë jenë më të lumtur me lidhjen e tyre. Ndonëse, pse ndodh kjo nuk është ende e konfirmuar nga shkenca, thuhet se prekjet trup më trup gjatë gjumit rrisin kënaqësinë e marrëdhënies.

4. Do të reduktoni stresin dhe ankthin

Do të ndiheni më të relaksuar pas gjumit të thellë dhe pa rroba.

5. Do të doni të bëni më shumë seks.

Hmm, diçka ndodh dhe krejt papritur ju zgjohet dëshira pë të bërë seks.

6. Shëndeti i vaginës përmirësohet.

Të flesh nudo do të thotë t’i japësh vaginës një shans për të marrë frymë lirisht. Të gjitha e dimë se të brendshmet aq më tepër gjatë natës rrisin shanset për të marrë infeksione të ndryshme vaginale.

7. Mund të humbisni peshë!

Sa më mirë të flini aq më të larta janë shanset për të humbur kile. Gjithashtu nëse ndjeni pak të ftohtë gjatë natës, e detyroni trupin tuaj të shpenzojë më shumë energji për t’u ngrohur dhe kështu digjnë më shumë kalori.

Doni më?!