Ja ku janë tre fakte të njëpasnjëshme për ju: Scarlett Johansson është 34 vjeçe. Memet e internetit u shpikën plot 26 vite më parë. Scarelett Johansson s’ia ka idenë ç’janë memet.
Scarlett s’ka asnjë rrjet social dhe deri diku e mirëkuptojmë që s’merr shumë erë nga punët e internetit, por sidoqoftë.
Në një intervistë me Sean Evans për “Hot Ones,” aktorja duron sa duron tentativat e intervistuesit për të diskutuar memet në lidhje me filmin më të fundit të françizës “Avengers” që pritet të dalë dhe në fund të segmentit tregon që në të vërtet nuk e kupton mirë ç’janë memet.
A ka humbur ndonjë gjë nga jeta? Po, ca të qeshura të mira. A ka qeshur gjithsesi me gjëra të tjera? Sigurisht që po. A janë memet jetësore?