Flirt

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s? Ç'tregon gjuha e trupit për ta?

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2019

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

Beyonce dhe Jay Z janë prova e gjallë që edhe çiftet perfektë në dukje kanë periudhat e tyre të vështira. Skandali i tradhtisë i Jay Z, bëri jo pak bujë, por dyshja ja doli ta rizbulonte dashurinë ndaj njëri tjetrit dhe vazhduan rrugëtimin së bashku.

Për gati 2 dekada me radhë. Beyonce dhe Jay Z, i dhanë jetë një miqësie të madhe, 3 fëmijëve, bashkëpunimeve të kthyera në hite dhe çmimeve 

Si për çdo çift (dhe jo vetëm) gjuha e trupit është një nga gjuhët më të besueshme rreth dashurisë. E keni vënë re si sillen ata me njëri tjetrin në publik?! Po që Jay Z prek në të shumtën e rasteve këmbën e divës?!

Të gjitha këto sigurisht që s’janë rastësi. Ç’thonë ekspertët?

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

1.Ata kujdesen të kenë momente private në publik.

Përqafimet e shpeshta të reperit në mes të koncerteve të saj, tregojnë se mes tyre ka diçka solide. Edhe pse duart e Beyonce-s janë të zëna duke mbajtur mikrofonin, sytë e mbyllur tregojnë se është totalisht e dhënë pas atij momenti.

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

2. Jay Z është guri i çmuar i Bey-it!

Në një tjetër ndërveprim në skenë, Jay dhe Bey e lanë audiencën të shijonte një tjetër moment intim mes tyre. Ai që qëndron përballë saj dhe Beyonce që “lëshohet” e gjitha mbi të. Duart e saj  janë tek të tijat dhe sytë e mbyllur demostrojnë besimin e verbër që Beyonce ka tek ai.

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

3.Dora e tij është gjithnjë në këmbën e saj!

Sipas ekspertëve, Jay Z është shumë i lidhur pas partneres së tij. Ai i shijon momentet afër saj dhe do ta shprehi këtë. Si e bën? Prek këmbën e saj…shumë shpesh!

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

4. Ose në kyçin e saj!

Kjo tregon se Jay-it i intereson shumë mbështetja e gruas së tij.

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

5. Vendosja e dorës tek pulpa e saj, sipas ekspertëve të trupit do të thotë: “Unë kujdesem për ty, më intereson!”

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

6. Kalojmë tek kupa e gjurit.

Jay Z nuk dashka të ndahet për asnjë çast nga Beyonce, të paktën kështu lexohet një prekje e tillë.

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

7.Shikimet e tij gjithashtu tregojnë shumë.

Beyonce për të është “vajza e artë”. Ndërkohë që diva pozon për paparacët, Jay Z është i gjithi i fokusuar tek ajo, vetëm për t’u siguruar që po e fotografojnë siç ajo do.

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s?

8. Jay Z e bën Beyonce-n të ndihet e mbrojtur!

Këtë e vërteton më së miri krahu i hedhur mbi shpatulla, gjest i cili e bën këngëtaren të ndihet dyfish më mirë.