Kate Moss dhe partneri i saj Nikolai von Bismarck do martohen verën e ardhshme! 32- vjeçari pritet t’i propozojë modeles për t’u martuar më vonë përmes një ceremonie tradicionale.
Kështu, nisur nga burime të afërta me çiftin do të ketë një propozim klasik (ai i ulur në gjunjë, me unazën drejtuar 45- vjeçares) dhe më pas dasma do të mbahet në kishë.
“Miqtë e dyshes shprehen se do ketë dasmë vitin që vjen. Ai është kokën e këmbë i dashuruar pas saj. Kate nga ana tjetër shkon shumë mirë me familjen e Nikolai- t, veçanërisht me të ëmën e tij.” u tha për “The Sun”.
I njëjti burim deklaroi se më parë familja pati rezerva përsa i përket martesës së djalit me modelen, nisur nga imazhi i “vajzës së shfrenuar” që dikur Kate posedonte për shkak të jetës së natës dhe konsumimit pa kufij të alkoolit. Mësohet se Kate ka tashmë plot 18 muaj që nuk konsumon pije alkoolike dhe familja e dhëndrit është mëse e lumtur për këtë fakt.
Ju kujtojmë që modelja, e cila ka një vajzë 16- vjeçare me ish- in Jefferson Hack- un ishte e martuar më parë me Jamie Hince- n. Dyshja u martua në 2011- n dhe u nda katër vite më vonë.
Fill pas divorcit, Moss njohu Nicolai- n.