Bota

Çfarë e shkaktoi zjarrin në Notre-Dame

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2019

Çfarë e shkaktoi zjarrin në Notre-Dame

Fill sapo zjarrëfikësit ia dolën të shpëtonin nga diegia dy nga kullat kryesore të katedrales 850-vjeçare, nisën zërat se zjarri u shkaktua nga një pakujdesi e punonjësve që po merreshin me restaurimin e ndërtesës.

Megjithatë një zyrtar i policisë franceze tha për Associated Press se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Rreth 40 punonjës të restaurimit janë marrë nën hetim gjithashtu, ndërkohë që 50 hetues po shqyrtojnë çështjen, ndonëse situata është problematike pasi godina nuk është ende e sigurt.

Gazeta franceze Le Parisien raportoi se alarmi i zjarrit ra fillimisht pas orës 6 të pasdites, por kamerat e sigurisë nuk arritën të gjenin vendodhjen. Le Parisien shtoi gjithashtu se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt elektronik në një ashensor.

Zyrtarët thanë se alarmi i zjarrit ra sërish pas 20 minutash, por sërish kamerat nuk mundën të zbulonin flakët. Pastaj, rreth orës 6:43 u shpall gjendja e emergjencës pasi flakët ishin të dukshme.

Në më pak se një orë, zjarri përfshiu pjesën e pasme të Notre-Dame. Pasi gjendja u vu nën kontroll, François –Henri Pinault dhuroi 100 milion euro ndërsa Berndard Arnault 200 milion euro. Brenda të mërkurës, qeveria franceze siguroi rreth 850 milion euro dhurime nga kompani gjigande, familje të pasura franceze dhe koorporata ndërkombëtare për të rindërtuar katedralen e famshme.

Mund të lexoni edhe: 1831, si e përshkroi Viktor Hygo djegien e Notre-Dame!