Celebrity

Charlize Theron: ‘Kur fëmija im shkoi 3-vjeç, kuptova që s'ishte djalë'

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2019

Charlize Theron: ‘Kur fëmija im shkoi 3-vjeç, kuptova që

Në një intervistë për Daily Mail, Charlize Theron u shpreh se po e rrit fëmijën e saj të parë si vajzë, ndonëse ia prezantoi botës si djalë.

Charlize Theron: ‘Kur fëmija im shkoi 3-vjeç, kuptova që

Aktorja deklaroi se shtatëvjeçari Jackson – një nga dy fëmijët e adoptuar të saj – ishte tre vjeç kur i tha: “Nuk jam djalë”.

“Deri në atë moment, unë e konsideroja si djalë. Kur më tha që jam vajzë, mendova që prej tani e tutja kam dy vajza. Si çdo prind, dua që t’i shoh të lumtura.”

Jackson është djalë fizikisht, por ndihet dhe vishet si vajzë.

Charlize Theron: ‘Kur fëmija im shkoi 3-vjeç, kuptova që

“Nuk e vendos unë si ndihen. Fëmijët e mi janë të lirë të jenë vetvetja. Detyra ime si prind është t’i siguroj gjithçka që kanë nevojë për të qenë gjithë ç'duan të jenë.”

Charlize e adobtoi Jackson-in në vitin 2012, ndërsa 3 vite më vonë adoptoi vajzën tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja shprehet se ka dy vajza. Gjatë një interviste në dhjetor të vitit 2018, ajo i tha aktorit Michael B. Jordan se “ka dy vajza të bukura afro-amerikane”.