Astro Fun

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2019

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit

Që prej 20 prillit, jemi zyrtarisht në sezonin e Demit. Siç është bërë tashmë traditë, përqëndrohemi fillimisht tek karakteristikat fizike të kësaj shenje.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Miranda Kerr

E fillojmë me fytyrën: Njerëzit e shenjës së Demit kanë veshë që spikasin menjëherë, nofulla është e mprehtë dhe ka një linjë të fortë; hunda paksa e shtypur dhe fytyra përgjithësisht e gjerë.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Kelly Clarkson

Buza e poshtme është më e plotë, zgjatet paksa përpara dhe duket joshëse. Flokët kanë prirjen të jenë më onde dhe sytë e errët.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Penelope Cruz

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje të Tokës nuk shquhen për fizik të lartë, zakonisht nuk janë fort të gjatë, megjithatë kanë përmasa të këndshme.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Mbretëresha Elizabeth II

Muskujt gjithashtu i japin hijeshi trupit. Këmbët mund të jenë paksa të mbushura.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Jessica Alba

~Karakteristika më specifike~

1. Gruaja e shenjës së Demit: Dallohet për bustin e bollshëm, vetullat e theksuara dhe hunda në përsosmëri me tiparet e tjera. Supet dhe shpatullat janë të drejta. Trupi ngjason si trup atleteje. Sytë padyshim shprehës!

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Cate Blanchett

2. Burri i shenjës së Demit: Ka prirjen të jenë paksa mbipeshë. Forma e kokës është në shumicën e rasteve katrore, flokët dhe sytë e errët.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
David Beckham

Supet janë të gjera dhe të rëna. Një burrë Dem ka trup të fortë dhe duket seksi prej disa metrash larg.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
George Clooney

~ Veçori të tjera ~

Personat e shenjës së Demit kanë një zë melodioz dhe sy të qeshur, derisa inatohen...aty pamja egërsohet dukshëm.

Karakteristikat fizike të shenjës së Demit
Dwayne Johnson

Ata kanë një forcë të jashtëzakonshme, megjithatë harxhojnë shumë energji dhe kjo i lodh hera-herës.