Celebrity

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur dhe më të vetmuar në botë!

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2019

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur

Me shumë mundësi kur dëgjoni fjalën miliarder, në mendje ju vjen John D. Rockefeller ose Bill Gates. I të njëjtit rang ishte dhe J. Paul Getty, veçse shumë më pak i njohur për masën e gjerë. Miliarderi jetoi në gjysmën e dytë të shekullit 20 dhe ishte burri më i pasur i planetit. Getty zotëronte plot 80% të naftës në botë. Lindur në një familje shumë të pasur, J. Paul ia doli ta shpiente pasurinë e tij akoma më lart.

E impresionuar pas historisë së tij dhe sensit të jashtëzakonshëm të kursimit, bota numëron së paku dy libra shumë të mirë mbi biografinë e Paul Getty- t, saktësisht "Oil: People Who Changed the World" dhe "Painfully Rich: J. Paul Getty and His Heirs".

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur

Prindërit e Paul- it besonin se Zoti u jep pasuri njerëzve që jetojnë sipas rregullave. Kjo ishte arsyeja përse e rritën djalin në një mënyrë tepër autoritare dhe të ashpër. Meqë fëmija i parë u vdiq, nëna dhe babai e ndaluan miliarderin e ardhshëm të qëndronte me miqtë, pasi mendonin se vetëm kështu djalit nuk do t’i transmetohej ndonjë sëmundje infektive, nga e cila ndërroi jetë edhe fëmija i tyre i ndjerë. Në të njëtën kohë nisën të shpreheshin se e donin më pak djaloshin Paul, pasi refuzonin të vuanin sërish në rast se edhe ai largohej nga jeta. J. Paul Getty besonte në teorinë e rimishërimit. Sapo pa dikur një fotografi të statujës së udhëheqësit romak Trajan u bind se ai dhe perandori ngjasonin tmerrësisht shumë. Kështu, që prej asokohe u dëgjua të thoshte se “dua të besoj që shpirti i Trajan- it jeton brenda meje, nda unë dua të veproj si i tillë.”

Por pavarësisht edukimit të prindërve, miliarderi nuk u bë kurrsesi religjioz dhe i përulur përpara figurës së Zotit. Përkundrazi, për të arritur aty ku dëshironte shpesh iu desh të bënte “pakte me djallin”. Për këtë arsye (që në fakt i kushtoi vërtet shumë), i ati i ofroi një mbështetje tmerrësisht të ulët financiare (poshtëruese madje) dhe me vullnetin e tij të lirë, u shpreh qartë në testament se pasurinë do t’ia trashëgonte të shoqes dhe jo të birit.

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur

Kur u diplomua në Oxford vendosi t’i përkushtohej biznesit familjar dhe i ati vendosi t’i jepte vetëm 100 dollarë çdo muaj. Milionin e tij të parë, J. Paul Getty e bëri kur ishte 23 vjeç. Ç’është e vërteta mund të kishte ndodhur edhe më herët, nëse i ati do t’i kishte dhënë shumën e parave që ai aq shumë ia kërkoi, por s’e mori dot kurrë. Po kështu, edhe mamaja refuzonte t’i jepte në duar shuma të mëdha kartëmonedash.

Sipas Forbes, në vitin 1966, Libri i Rekordeve Botërore Guinness e konsideroi J. Paul Getty- n si njeriun më të pasur në botë. Pasuria e tij kapte shifrën 1.2 miliardë dollarë (ekzaktësisht 9.1 miliardë dollarë nëse i konvertojmë me standardet e vitit 2017).

Getty u martua 5 herë dhe secila prej grave ishte mjaftueshëm e re për të qenë vajza e tij. Sipas biografëve, 4 prej grave qenë të virgjëra.

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur
Gruaja e pestë

Paul pati 5 djem, ku njëri prej tyre vdiq gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në moshën 12- vjeçare. Asokohe miliarderi gjendej në Evropë, por refuzoi të fluturonte drejt Amerikës pasi biznesi i tij nuk mund të priste derisa ai të shkonte në varrimin e të birit.

Në 1973- shin, edhe djali tjetër, që Paul e kishte konsideruar pasardhësin e  tij, ndërroi gjithashtu jetë. Në të njëtën kohë, një nga djemtë e paditi pasi kërkonte më shumë mbështetje financiare nga i ati për veten dhe vëllezërit. Getty e fitoi gjyqin, por gjithsesi ua dha paratë fëmijëve, ndonëse jo aq shumë sa ata kërkonin.

Më 1973- shin, nipi i tij 16- vjeçar u rrëmbye dhe Paul refuzoi të paguante një shumë të caktuar që do të siguronte lirimin e të miturit. Arsyeja? Sipas logjikës së tij, meqë kishte 15 nipër e mbesa, e njëjta gjë do të ndodhte edhe me ata duke u rrezikuar nga një rrëmbim i mundshëm.

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur
Nipi në fjalë

Kur rrëmbyesit i dërguan miliadredit pak nga flokët dhe veshi i nipit si dhe ulën shumën e tyre në 3 milion dollarë, Getty pranoi të paguante jo më shumë se 2.2 milionë dollar, 800,000 nga të cilat ia dha hua djalit të tij (babait të fëmijës që u rrëmbye) me 4% interes. Kur John e telefonoi gjyshin për ta falenderuar për pagimin e shpërblesës, Getty refuzoi të fliste.

Miliarderi bleu Sutton Place- in në Angli nga një Duke i gjendur trokë dhe jetoi aty i vetëm, pa truprojat. Rezidenca pati 34 dhoma gjumi dhe 14 banjo. Megjithatë, njeriu më i pasur i botës nuk i ftoi kurrë të afërmit ta vizitonin.

Historia e jashtëzakonshme e njeriut më egoist, më të pasur

Kur Getty vdiq, familjarët, përfshirë fëmijët dhe shërbëtorët e devotshëm nuk përfituan thuajse asgjë. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij shkoi për muzeun e Malibu- së duke e shndërruar në më të pasurin në botë. Ekspertët i vlerësuan fondet e tij me vlerën 2.5 miliardë dollarë.

Asokohe, një gazetar i ri dha këtë koment mbi vdekejn e miliarderit:

“Ndërroi jetë sot njeriu më i pasur, më i vetmuar dhe më egoisti. Në 84 vite jetë, s’dha asnjë qindarkë për bamirësi.”