Fenomeni i penisit-fantazmë i referohet momenteve kur ju duket sikur një penis po penetron në vaginën tuaj, ndonëse mund të keni orë e ditë të tëra që nuk bëni seks. Ky nuk është term zyrtar mjekësor pasi përgjithësisht njihet si “presion vaginal”.
Një ndjesi e tillë është më e përhapur tek gratë shtatzëna. Gjatë shtatzënisë, vezoret lëshojnë një hormon të quajtur relaxin, i cili përgatit mitrën për fazën e re. Për disa gra, hormoni shkakton presion në vaginë dhe mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Gjithashtu lidhet edhe me mungesën e orgazmave gjatë shtatzënisë.
Por “penisi-fantazmë” ndodh edhe tek gratë dhe vajzat që nuk janë në pritje të një fëmijë. Sipas Stephanie Buehler, psikologe dhe terapiste seksi, një arsye lidhet me muskujt e legenit. “Nëse muskujt e legenit janë të ngushtë, atëherë orgazmat i bëjnë ata edhe më të ngushtë dhe të shtrënguar”.
Gjatë seksit, shumë gjak qarkullon në drejtim të legenit dhe nëse nuk përjetohet orgazma, thotë Buehler, gjaku mbetet te muskujt përreth duke shkatuar ndjesinë e penisit penetrues.
Siç këshillon edhe Buehler, nëse keni vazhdimisht ndjesi të tilla dhe parehati, duhet të shqetësoheni për shëndetin riprodhues dhe të konsultoheni me specialistët.