“Akoma më dridhet zëri kur them emrin e tij. Dashuria ime e parë dhe e paharruar.
Ishim të dy adoleshentë, 14-15 vjecarë. U njohëm rastësisht. Ishte i vetmi djalë që më pëlqente nga të gjithë djemtë e fshatit sepse një vajzë bardhoshe që vinte nga qyteti e shihnin të gjithë asokohe.
U dashuruam e i premtuam njëri-tjetrit se s’do të ndaheshim kurrë. Por, pas dy vitesh, unë dhe familja ime u larguam nga Shqipëria. Nuk arrita ta lajmëroja se në vitin 1996 nuk kishim celularë.
Jeta vazhdoi për mua, edhe për atë, por mundësitë shfaqen gjithmonë.
Pas 18 vitesh, ai u transferua në shtetin ku jetoj unë dhe më kontaktoi në Facebook. Sa i dëgjova zërin, ato emocione që isha munduar t’i fshihja, shpërthyen menjëherë. U takuam një ditë dhe kuptuam që kjo dashuri s’do të vdiste kurrë, por jeta të vë në udhëkryq. Kuptuam që familjet që kishim krijuar s’meritonin të vuanin për ne.
Atë ditë, u largova me sytë me lot, por e bindur që s’do ta braktisja kurrë fëmijën tim. Ndërrova numër celulari dhe rrjetet sociale.
Uroj që ai të jetë mirë e të ketë lumturi në familjen e tij. Ishte dhe do të jetë njeriu më i rëndësishëm i jetës sime.” – M
Dërguar në faqen e Revistës Anabel në Facebook.